Transmetuar më 08-06-2018, 09:58

Pak orë pasi qëlloi për vdekje të dashurën Xhuljeta Çuni, ka ndërruar jetë në spital edhe autori Xhafer Mata.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit në zonën e Don Boskos në Tiranë, ku për shkak të një zënke mes çiftit, Mata qëlloi për vdekje 19 vjeçaren më pas edhe ndaj vetes.

Ai u dërgua në spitalin Ushtarak, por nuk mundi tu mbijetojë plagëve të marra.

Xhafer Mata qëlloi veten më armë zjarri në kokë dhe nuk mundi të shpëtonte gjallë.

Ai ishte nga Kalimashi i Kukësit, ndërsa e dashura e tij Xhuljeta Çuni nga Vinjolli i Matit.

Ky duket se ishte krimi i radhës së pasionit pasi vajza refuzoi të vazhdonte lidhjen me djalin, ky i fundit e vrau dhe më pas edhe u vetëflijua.

Kjo ngjarje vjen vetëm pak muaj pasi një tjetër "skenar" i ngjajshëm tronditi kryeqytetin.

23 vjeçari Aldison Belulaj, vrau pranë QSUT-së Arjela Muratin, studente e juridikut dhe më pas qëlloi veten. Pak kohë pas qëndrimit në koma, edhe Belulaj ndërroi jetë./m.sh/noa.al/