Transmetuar më 08-06-2018, 11:10

Një krim i rëndë tronditi vendin mëngjesin e sotëm, ku një djalë i ri 31 vjeç, vrau ish-të dashurën e tij, në zonën e “Don Boskos” në Tiranë.

Xhafer Mata, i kishte bërë pritë 19-vjeçares Xhuljeta Çuni pranë zonës ku jetonte, ku i ka kërkuar sërish mundësi për të vijuar lidhjen e dashurisë.

“Mos më prek, ik”, i ka thënë Xhulieta, Xhaferit, çka ka bërë që ai të nxjerrë armën dhe ta ekzekutojë.

Në gjendje shoku ai është ulur buzë një peme aty dhe ka mërmëritur me vete duke qarë, “Çfarë bëra?”

Në këto kushte pak çaste më vonë, me të njëjtën armë që i mori jetën vajzës që dashuronte, ka qëlluar edhe veten në kokë.

Xhuljeta Çuni, ishte nga Vinjolli i Matit, kurse Xhafer Mata, 31 vjeç, nga Kalimashi i Kukësit dhe që të dy jetonin në Tiranë.

Nga hetimet paraprake, dyshohet se shkak për krimin është bërë ndërprerja e lidhjes së dashurisë mes dy të rinjve.

Ndërsa 19-vjeçarja gjeti vdekjen e menjëhershme, rreth orës 08.30 në trotuar, Xhaferi ndërroi jetë pak më vonë, në spital.

Krimi i ditës së sotme, është i ngjashëm me një tjetër rast të ndodhur në 21 janar pranë Fakultetit të Mjekësisë në Tiranë, ku Aldison Belulaj nga Fieri, qëlloi me armë zjarri mbi Ariela Muratin dhe më pas drejt vetes, për shkak të refuzimit që mori prej saj. /a.y/noa.al

"Zemër e ëmbël me dashuri", postimi i 31 vjeçarit para se të vriste të dashurën dhe më pas veten

Ndërron jetë në spital 31 vjeçari që vrau të dashurën

Vrau 19 vjeçaren, më pas qëlloi edhe veten, kush janë viktima dhe autori (Detaje)

Tragjike, i riu vret me armë një vajzë, qëllon edhe veten