Transmetuar më 08-06-2018, 08:46

Një tjetër krim ndodhi mëngjesin e sotëm në Tiranë.

Mësohet se një djalë ka vrarë një vajzë me armë zjarri dhe më pas ka qëlluar edhe veten.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në zonën e "Don Boskos" në Tiranë.

Nga raportimet e para bëhet me dije se vajza ka ndërruar jetë në vend, ndërsa djali është transportuar për në Spitalin Ushtarak në gjendje kritike për jetën.

Ende nuk ka një njoftim në lidhje me këtë ngjarje të rëndë dhe shkaqet që e kanë shtyrë të riun, por zona është rrethuar nga forca të shumta policie.

Kjo ngjarje vjen vetëm pak muaj pasi një tjetër "skenar" i ngjajshëm tronditi kryeqytetin.

23 vjeçari Aldison Belulaj, vrau pranë QSUT-së Arjela Muratin, studente e juridikut dhe më pas qëlloi veten. Pak kohë pas qëndrimit në koma, edhe Belulaj ndërroi jetë.

/m.sh/noa.al/