Transmetuar më 08-06-2018, 16:21

Pamjet që gjeni më poshtë tregojnë momentet kur Xhafer Mata sapo kishte qëlluar me pistoletë Xhuljeta Çunin, një vajzë 19-vjeçare që jetonte në zonën e ‘Don Boskos’ në Tiranë.

Ishte ora 08.20 minuta e mëngjesit të sotëm, momenti ku ndodhi krimi. Në këto pamjet siguruara nga ‘Klan’ shihet se si 31-vjeçari nga Kukësi, me profesion inxhinier, që mban veshur një bluzë të kuqe, lëshon pistoletën në trotuar, pasi e ka qëlluar dy herë të renë, që gjendet e shtrirë në trotuarin e rrugës “Eshref Frashëri”, pak metra larg tij.

Disa dëshmitarë thanë se Xhafer Mata ia preu rrugën Xhuljeta Çunit dhe më pas debatoi me të. Debati mësohet se kishte lindur nga fakti ata ishin ndarë prej pak muajsh.

“Më ndave nga familja, më ndave nga fëmija. Më ndave nga njerëzit e mi, më shkatërrove jetën. Pse ma bëre këtë”?

Kështu mësohet t’i jetë drejtuar Xhafer Mata, ish- të dashurës, ndërsa ka pritur një përgjigje prej saj. Pak momente më pas e qëlloi dy herë. 

Të shtënat u dëgjuan në lokalet përreth, ndërsa shumë njerëz që ndodheshin aty mbetën të tronditur dhe nisën të largoheshin. 

Një grua i është drejtuar duke e pyetur se përse vrau, ndërsa Xhafer Mata është përgjigjur i qetë: “Mirë ia bëra që e vrava”.

Dëshmitarë të ndryshëm i thanë policisë se autori i krimit e kishte gjurmuar për disa ditë rresht ish- të dashurën e tij. 

Krimi pas refuzimit të dashurisë, Xhuljeta u vra duke shkuar në provimin e letërsisë

Vrau vajzën që donte dhe veten: Luftova, humba shpirtin pas saj

Vrau vajzën që dashuronte dhe veten, autori i dyshuar i divorcuar dhe me një fëmijë

E vrau ish-i dashuri, fjalët e fundit që tha e reja para se të ekzekutohej

"Zemër e ëmbël me dashuri", postimi i 31 vjeçarit para se të vriste të dashurën dhe më pas veten

Ndërron jetë në spital 31 vjeçari që vrau të dashurën

Vrau 19 vjeçaren, më pas qëlloi edhe veten, kush janë viktima dhe autori (Detaje)

Tragjike, i riu vret me armë një vajzë, qëllon edhe veten