







Zhvillime të vrullshme hetimore kanë shoqëruar atentatin e ndodhur mbrëmjen e së hënës në kryeqytet, ku u ekzekutua me armë zjarri, Dëfrim (Devi) Kasmi, 42 vjeç.
Bëhet me dije se autori i dyshuar i krimit, i cili mendohet të jetë Domart Konjari, person i shpallur në kërkim, e ndiqte prej afro një jave.
Pikërisht për shkak se Kasmi, dyshonte se e ndiqnin, lëvizte i armatosur, madje edhe me vete iu gjetën dy pistoleta.
Pasditen e djeshme, policia arrestoi personin e parë si të dyshuar psi të përfshirë në krim, 25-vjeçarin Mario Meshini, i riu që shikoni në foto.
Policia e akuzon Meshinin për vrasje me paramendim dhe armëmbajtje pa leje.
I arrestuari dyshohet se ka bashkëpunuar me Domart Konjarin duke nxjerrë në pritë Kasmin, ku dy persona me motor dhe me skafandër në kokë, e ekzekutuan në një rrugicë të ngushtë.
Po ashtu është sekuestruar edhe motori i Mario Meshinit. Viktima njihej edhe si Dëfrim “qorri”, apo “fantazma”, pseudonime të cilat i kishte fituar në sajë të së kaluarës së tij kriminale.
Në shtëpinë e Devi Kasmit, u gjetën 3 kilogramë lëndë narkotike kokainë dhe një armë automatike me silenciator. Kujtojmë se viktimës iu gjetën, edhe një pistoletë në çantën që mbante me vete dhe një tjetër pranë trupit të pajetë. /a.y/noa.al
Ky është i arrestuari për vrasjen e Kasmit. Avokati: Ishin shokë, pa krimin dhe iku
Ekzekutimi i Kasmit, policia del me deklaratë: U arrestua bashkëpunëtori i vrasësit
Ekzekutimi i “fantazmës”, arrestohet personi që e nxori në pritë
Ky është “fantazma”, personi i ekzekutuar me armë zjarri në Tiranë
Atentati në Tiranë, policia surprizohet nga ajo që gjen në shtëpinë e viktimës
Atentati me armë zjarri në Tiranë, dyshimet bien mbi Domart Konjarin
Atentati në Tiranë, viktima djali i një aktori, sapo ishte kthyer nga Spanja
Atentati në Tiranë, policia gjeti dy pistoleta në trupin e viktimës
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





