
Zbardhen të tjera detaje nga vrasja që tronditi kryeqytetin këtë të hënë. Një 41-vjeçar i identifikuar nga Policia si Devi Kasmi, është qëlluar me 5 plumba, 4 nga të cilët e kanë prekur në trup dhe i kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
“Panorama”, mëson se policia gjeti në vendin e ngjarjes 2 pistoleta, të cilat viktima i mbante në brez.
Ndërsa për autorin, burimet thanë se ka përdorur nje motor të shtrire për t’u larguar nga skena e krimit, dhe ka pasur një skafandër në kokë për të fshehur identitetin.
Burime të sigurta thanë për “Panorama” se viktima njihet si person me precedentë penalë dhe është përfolur si i përfshirë në vrasjen e një personi, por asnjëherë nuk është provuar autorësia e tij.
Devi Kasmi quhej së fundmi 41-vjecari, i cili e kishte ndërruar emrin që kishte me parë, Defrim.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





