Transmetuar më 30-01-2018, 12:11

Personi që shikoni në fotografi është 42-vjeçari Dëfrim Kasmi, i cili e kishte ndërruar emrin në Devi Kasmi.

Ai u ekzekutua mbrëmjen e së hënës poshtë pallatit të tij, në rrugën “Petro Cali” në kryeqytet, ku dy persona me motor dhe me skafandër në kokë, shkrepën së paku 9 herë armën e zjarrit, ku pesë prej plumbave shkuan në shënjestër.

Viktima njihej edhe si Dëfrim “qorri”, apo “fantazma”, pseudonime të cilat i kishte fituar në sajë të së kaluarës së tij kriminale.

Në vendin e ngjarjes policia gjeti 9 gëzhoja, ndërkohë që janë sekuestruar edhe kamerat e bizneseve përreth, për të zbuluar më shumë mbi krimin.

Por uniformat blu bën kontroll edhe në banesën e viktimës, duke u befasuar nga ajo që gjetën.

Në shtëpinë e Devi Kasmit, u gjetën 3 kilogramë lëndë narkotike kokainë dhe një armë automatike me silenciator. Kujtojmë se viktimës iu gjetën, edhe një pistoletë në çantën që mbante me vete dhe një tjetër pranë trupit të pajetë.

Dyshimet mbi Konjarin

Lidhur me vrasjen e tij, policia dyshon se qëndron Domart Konjarin, person i cili është shpallur në kërkim.

Konjari është liruar dy vite më parë nga Gjykata e Krimeve të Rënda për shkelje procedurale pasi rezultonte i dënuar në Francë me 10 vite burg.

Dyshohet se Konjari i cili akuzohet për disa vrasje, mund të ketë ekzekutuar Kasmin, për shkak të konflikteve të vjetra mes bandave të Tiranës.

Gjithashtu dyshohet se gjithçka mund të ketë nisur për shkak të konflikteve për drogën në Spanjë, vend ku dhe jetonte Kasmi deri para disa kohësh.

Bazuar nga hetimet e Prokurorisë për Krime të Rënda rezulton se Domart Konjari paraqitet si personazhi qendror i rrjetit të trafikimit ndërkombëtar të kokainës, i përfshirë drejtpërdrejtë në shumë operacione importimi të sasive të mëdha kokaine, në lidhje të drejtpërdrejtë me trafikant të shumtë rajonal.

Domart Konjari në bashkëpunim me persona të tjerë, në formën e organizatës kriminale, akuzohet se ka kryer trafikimin e sasive të mëdha të lëndëve narkotike të llojit heroinë për në Francë nga Spanja, Italia, Hollanda dhe vende të tjera. /a.y/noa.al

Atentati në Tiranë, policia surprizohet nga ajo që gjen në shtëpinë e viktimës

Atentati me armë zjarri në Tiranë, dyshimet bien mbi Domart Konjarin

Atentati në Tiranë, viktima djali i një aktori, sapo ishte kthyer nga Spanja

Atentati në Tiranë, policia gjeti dy pistoleta në trupin e viktimës

Vrasja te pediatria, zbulohet identiteti i personit që u qëllua për vdekje

Atentat në mes të Tiranës, vritet një person

Kreu i bandës kriminale në Francë dërgohet për gjykim, akuza të rënda për Domart Konjarin

Lirimi i Domart Konjarit, Franca në alarm. Manjani kërkon ndjesë publike

Në kërkim ndërkombëtar, tenton të kalojë kufirin me dokumenta të falsifikuara

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd