




Ekzekutimi mafioz me armë zjarri në Tiranë, ka bërë që policia të thellohet në hetime. Mbrëmjen e djeshme, 41-vjeçarit Dëfrim Kasmi, i cili e kishte ndërruar emrin në Devi Kasmi, i bënë pritë poshtë pallatit në rrugën “Petro Cali”, ku dy persona me motor dhe skafandër në kokë, e ekzekutuan.
Në vendin e ngjarjes policia gjeti 9 gëzhoja, ndërkohë që janë sekuestruar edhe kamerat e bizneseve përreth, për të zbuluar më shumë mbi krimin.
Por uniformat blu bën kontroll edhe në banesën e viktimës, duke u befasuar nga ajo që gjetën.
Në shtëpinë e Devi Kasmit, u gjetën 3 kilogramë lëndë narkotike kokainë dhe një armë automatike me silenciator. Kujtojmë se viktimës iu gjetën, edhe një pistoletë në çantën që mbante me vete dhe një tjetër pranë trupit të pajetë.
Lidhur me vrasjen e tij, policia dyshon se qëndron Domart Konjarin, person i cili është shpallur në kërkim.
Konjari është liruar dy vite më parë nga Gjykata e Krimeve të Rënda për shkelje procedurale pasi rezultonte i dënuar në Francë me 10 vite burg.
Dyshohet se Konjari i cili akuzohet për disa vrasje, mund të ketë ekzekutuar Kasmin, për shkak të konflikteve të vjetra mes bandave të Tiranës.
Gjithashtu dyshohet se gjithçka mund të ketë nisur për shkak të konflikteve për drogën në Spanjë, vend ku dhe jetonte Kasmi deri para disa kohësh.
Bazuar nga hetimet e Prokurorisë për Krime të Rënda rezulton se Domart Konjari paraqitet si personazhi qendror i rrjetit të trafikimit ndërkombëtar të kokainës, i përfshirë drejtpërdrejtë në shumë operacione importimi të sasive të mëdha kokaine, në lidhje të drejtpërdrejtë me trafikant të shumtë rajonal.
Domart Konjari në bashkëpunim me persona të tjerë, në formën e organizatës kriminale, akuzohet se ka kryer trafikimin e sasive të mëdha të lëndëve narkotike të llojit heroinë për në Francë nga Spanja, Italia, Hollanda dhe vende të tjera. /a.y/noa.al
Atentati me armë zjarri në Tiranë, dyshimet bien mbi Domart Konjarin
Atentati në Tiranë, viktima djali i një aktori, sapo ishte kthyer nga Spanja
Atentati në Tiranë, policia gjeti dy pistoleta në trupin e viktimës
Vrasja te pediatria, zbulohet identiteti i personit që u qëllua për vdekje
Atentat në mes të Tiranës, vritet një person
Kreu i bandës kriminale në Francë dërgohet për gjykim, akuza të rënda për Domart Konjarin
Lirimi i Domart Konjarit, Franca në alarm. Manjani kërkon ndjesë publike
Në kërkim ndërkombëtar, tenton të kalojë kufirin me dokumenta të falsifikuara
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





