



Dalin detaje të reja lidhur me ekzekutimin mafioz të ndodhur mbrëmjen e djeshme në kryeqytet, pranë Pediatrisë.
Viktima është 41-vjeçari Devi Kasmi, i cili u qëllua me së paku katër plumba, çka bëri që të gjejë vdekjen e menjëhershme.
Ai rezultonte edhe person me precedentë penalë, dhe në momentin e vrasjes, iu gjetën edhe dy pistoleta në brez.
Po ashtu bëhet me dije se prej pak ditësh ishte kthyer nga Spanja, vend ku dhe jetonte prej vitesh.
Mësohet se Devi Kasmi, është djali i aktorit Bilbil Kasmi, i cili ka luajtur në disa filma të prodhuar nga Kinostudio “Shqipëria e Re”, si “Intendenti”, dhe “Çeta e vogël”.
Devi kishte ndryshuar emrin të cilin e kishte Defrim Kasmi. Bëhet e ditur se rreth tetë vite më parë ai është hetuar lidhur me vrasjen e Franc Konomit, një prej atentateve më të bujshme në Tiranë.
Po ashtu Kasmi në vitin 2009 është dënuar nga gjykata e Pogradecit me 1 vit burgim dhe 600 mijë lekë të vjetra gjobë për akuzën e “Falsifikimit të dokumenteve dhe pasaportës”. Por ai arriti të sigurojë lirinë, duke lënë garanci pasurore prej 5 milionë lekësh të vjetra.
Gjithashtu për shkak se 41-vjeçari sapo ishte kthyer nga Spanja, nuk përjashtohet pista e prishjes së pazareve, për shkak të aktiviteteve me të cilat mund të jetë marrë në shtetin ku jetonte.
Ai u ekzekutua sapo kishte dalë nga shtëpia, nga dy persona që udhëtonin me motor dhe me skafandër në kokë. /a.y/noa.al
Atentati në Tiranë, policia gjeti dy pistoleta në trupin e viktimës
rasja te pediatria, zbulohet identiteti i personit që u qëllua për vdekje
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





