




Hetimet intensive të policisë, lidhur me ekzekutimin mafioz të ndodhur mbrëmjen e së hënës në kryeqytet, ku mbeti i vrarë 41-vjeçari Devi (Dëfrim) Kasmi pranë zonës së Pediatrisë, çojnë tek një emër i njohur në botën e krimit.
Bëhet fjalë për Domart Konjarin, i cili dyshohet se mund të ketë gisht në vrasjen e Kasmit.
Konjari i liruar dy vite më parë nga Gjykata e Krimeve të Rënda për shkelje procedurale pasi rezultonte i dënuar në Francë me 10 vite burg, është shpallur në kërkim për vrasjen e 41-vjeçarit Devi Kasmi.
Dyshohet se Konjari i cili akuzohet për disa vrasje, mund të ketë ekzekutuar Kasmin, për shkak të konflikteve të vjetra mes bandave të Tiranës.
Dyshohet se gjithçka mund të ketë nisur për shkak të konflikteve për drogën në Spanjë, vend ku dhe jetonte Kasmi. Ky i fundit akuzohej për vrasjen e Franc Konomit, por asnjëherë nuk u provua fajësia e tij.
Devi Kasmit iu gjetën dy pistoleta me vete, në momentin e ekzekutimit, ndërsa në vendin e ngjarjes u gjetën nëntë gëzhoja. Viktima mbante një pistoletë në çantë dhe një tjetër iu gjet pranë kufomës. Dyshohet se viktima i mbante armët me vete, për shkak se i druhej një atentati të mundshëm. Mësohet se 41-vjeçarit i kishin bërë pritë poshtë pallatit, dy persona me motor dhe me skafandër në kokë.
I dyshuari Domart Konjari, i njohur ndryshe edhe si një nga pjesëtarët e ish-bandës së “Rrugës Bardhyl” në Tiranë, akuzohet për veprat penale të “Trafikimi i narkotikëve”, “Pastrimi i produkteve te veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Organizata Kriminale”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”, “Falsifikimit të letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Po ashtu ai akuzohet se ka krijuar organizatë kriminale në Francë, aktiviteti i së cilës ishte trafikimi dhe shitja e lëndës narkotike heroinë.
Konjari u arrestua në 18 janar 2016 në Pikën e Kalimit Kufitar të Kapshticës, në Korçës, pasi iu gjetën dokumente të falsifikuara me emrin Arben Lazri dhe, për këtë arsye, ndaj tij u vendos masa e sigurisë “arrest në burg”.
Në bazë të veprimeve proceduriale, u identifikua se ky shtetas ishte Domart Konjari, për të cilin kishte një urdhër-arresti ndërkombëtar nga autoritetet franceze, pasi ai ishte dënuar me një vendim jo-përfundimtar me 10 vjet burgim.
Autoritetet franceze kishin bërë gjithashtu një kërkesë autoriteteve shqiptare që, nëse arrestohej, gjykimi ndaj tij të zhvillohej në Shqipëri.
Duke qenë se vepra për të cilën akuzohej në Francë, “trafik lëndësh narkotike”, ishte në kompetencë të Gjykatës për Krime të Rënda, dosja me arrestimin e tij u kalua nga Gjykata e Korçës për në Tiranë.
Në bazë të një vendimi, i cili u kontestua nga ana e Prokurorisë, Gjykata e Apelit për Krime të Rënda, në Shkurt 2016, urdhëroi lirimin e menjëhershëm të tij dhe masën e sigurisë “detyrim për paraqitje”.
Ndërkohë që Konjari fitoi lirinë, Prokuroria për Krime të Rënda zhvilloi hetimet e saj për veprat e akuzuara në Francë, në bazë të materialeve të mbërritura nga autoritetet zyrtare të Parisit. Në bazë të këtyre hetimeve, Prokuroria për Krime të Rënda kërkoi sërish në Dhjetor 2016 caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” ndaj Konjarit. Kjo kërkesë u pranua nga ana e Gjykatës, por ndërkohë, ai nuk është gjetur ende nga policia.
Bazuar në materialet e hetimit të Prokurorisë për Krime të Rënda rezultoi se i pandehuri Domart Konjari paraqitet si personazhi qendror i rrjetit të trafikimit ndërkombëtar të kokainës, i përfshirë drejtpërdrejtë në shumë operacione importimi të sasive të mëdha kokaine, në lidhje të drejtpërdrejtë me trafikant të shumtë rajonal.
Domart Konjari në bashkëpunim me shtetas të tjerë, në formën e organizatës kriminale, ka kryer trafikimin e sasive të mëdha të lëndëve narkotike të llojit heroinë për në Francë nga Spanja, Italia, Hollanda dhe vende të tjera dhe shpërndarjen e saj kryesisht në qytetin e Marsejës dhe në vende të tjera, ka kryer pastrimin e fitimeve. /a.y/noa.al
Atentati në Tiranë, viktima djali i një aktori, sapo ishte kthyer nga Spanja
Atentati në Tiranë, policia gjeti dy pistoleta në trupin e viktimës
Vrasja te pediatria, zbulohet identiteti i personit që u qëllua për vdekje
Atentat në mes të Tiranës, vritet një person
Kreu i bandës kriminale në Francë dërgohet për gjykim, akuza të rënda për Domart Konjarin
Lirimi i Domart Konjarit, Franca në alarm. Manjani kërkon ndjesë publike
Në kërkim ndërkombëtar, tenton të kalojë kufirin me dokumenta të falsifikuara
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





