
Kapshticë, 5 nëntor 2015, NOA.al – Kërkohej nga autoritetet franceze për trafikimin e drogës, arrestohen në flagrancë në pikën kufitare të Kapshticës duke tentuar të kalojë me dokumenta të falsifikuara.
Mësohet se në pranga është vënë 42-vjeçari Domart Konjari, banues në Tiranë i cili ka tentuar të korruptojë edhe punonjësin e policisë me shumën 50 euro për të kaluar kufirin drejt shtetit grek.
Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë përpunimit të dokumentave, në dalje të Shqipërisë për në Greqi, punonjësi i policisë ka dyshuar, se ai e kishte pasaportën të falsifikuar. Në momentin që punonjësi i policisë ka bërë bllokimin e pasaportës Konjari, ka tentuar ta korruptojë atë duke i ofruar 50 euro.
Po në vijim të veprimeve u bë dhe arrestimi në flagrancë, i 35-vjecarit Elton Çela, banues në Tiranë. Arrestimi i tij u bë pasi, ky shtetas, ka tentuar të ndihmonte, Konjarin për të kaluar kufirin duke e transportuar me automjetin e tij dhe duke dalë si garant, në autoritet policore shqiptare.
Polica vijon hetimet lidhur me këtë rast, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Korçës për veprat penale: “Falsifikimi i letërnjoftimeve i pasaportave ose i vizave”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”./b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





