Transmetuar më 31-01-2018, 11:12

Dalin detaje të tjera lidhur me ekzekutimin mafioz të ndodhur dy ditë më parë në kryeqytet, në afërsi të Pediatrisë, ku u vra Dëfrim (Devi) Kasmi, 42 vjeç.

Policia komunikoi ditën e sotme arrestimin e Mario Meshinit (personi që shihni në foto), për të cilin thuhet se ka bashkëpunuar me autorin e ekzekutimit.

Në vijim të veprimeve të kryera nga grupi i posaçëm i ngritur pranë Drejtorisë së Policisë Tiranë në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Tiranës për zbardhjen e vepreë penale “Vrasja me paramendim”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” e kryer në bashkëpunim u ndalua shtetasi Mario Meshini, i dyshuar si i përfshirë në vrasje.

Por avokati i Meshinit, Ferdinand Doja, deklaron klienti i tij i kishte shkruar mesazh viktimës ku e kishin lënë për t’u takuar në zonën ku ndodhi krimi.

Ai pretendon se i ndaluari dhe viktima ishin shokë me njeri tjetrin, madje Mario stërvitej në palestrën e Kasmit.

“Teksa takoi Kasmin, erdhi atentatori me motor dhe drejtoi armën drejt tyre. Në atë moment klienti im deklaroi se nuk kishte lidhje me shënjestrën, por u qëllua me armë zjarri duke u vrarë 42-vjeçari, por edhe ai rrezikoi jetën”, deklaroi avokati për ‘News 24’.

Ai shtoi se më tej klienti i tij u largua me motor për në shtëpi, për shkak se ishte i tronditur nga çfarë kishte parë dhe në televizor kishte parë titrat për krimin.

Avokati pretendon se pamjet filmike e kanë zbuluar qartë autorin, dhe shihet se Meshini dhe ekzekutori i cili u largua me një person tjetër me motor, u larguan në drejtime të ndryshme.

Në këtë linjë ai e shfajëson klientin, se nuk shkoi në polici për shkak se ishte i tronditur dhe për këtë mund të akuzohet për “Moskallëzim krimi”, por jo për vrasjes.

I arrestuari dyshohet se ka bashkëpunuar me Domart Konjarin duke nxjerrë në pritë Kasmin, ku dy persona me motor dhe me skafandër në kokë, e ekzekutuan në një rrugicë të ngushtë.

Po ashtu është sekuestruar edhe motori i Mario Meshinit. Viktima njihej edhe si Dëfrim “qorri”, apo “fantazma”, pseudonime të cilat i kishte fituar në sajë të së kaluarës së tij kriminale.

Në shtëpinë e Devi Kasmit, u gjetën 3 kilogramë lëndë narkotike kokainë dhe një armë automatike me silenciator. Kujtojmë se viktimës iu gjetën, edhe një pistoletë në çantën që mbante me vete dhe një tjetër pranë trupit të pajetë.

I dyshuari për krimin Domart Konjari

Lidhur me vrasjen e Kasmit, policia dyshon se qëndron Domart Konjari, person i cili është shpallur në kërkim.

Konjari është liruar dy vite më parë nga Gjykata e Krimeve të Rënda për shkelje procedurale pasi rezultonte i dënuar në Francë me 10 vite burg.

Dyshohet se gjithçka mund të ketë nisur për shkak të konflikteve për drogën në Spanjë, vend ku dhe jetonte Kasmi deri para disa kohësh.

Viktima Devi Kasmi, kishte pak kohë që ishte kthyer nga Spanja, ndërsa dyshohet se atje ka tentuar dy herë të vrasë Domart Konjarin pas përplasjes për pazaret dhe zonat e tregtimit të kokainës. Sakaq bazuar nga hetimet e Prokurorisë për Krime të Rënda rezulton se Domart Konjari paraqitet si personazhi qendror i rrjetit të trafikimit ndërkombëtar të kokainës, i përfshirë drejtpërdrejtë në shumë operacione importimi të sasive të mëdha kokaine, në lidhje të drejtpërdrejtë me trafikant të shumtë rajonal/a.y/noa.al

Ekzekutimi i Kasmit, policia del me deklaratë: U arrestua bashkëpunëtori i vrasësit

Ekzekutimi i “fantazmës”, arrestohet personi që e nxori në pritë

Ky është “fantazma”, personi i ekzekutuar me armë zjarri në Tiranë

Atentati në Tiranë, policia surprizohet nga ajo që gjen në shtëpinë e viktimës

Atentati me armë zjarri në Tiranë, dyshimet bien mbi Domart Konjarin

Atentati në Tiranë, viktima djali i një aktori, sapo ishte kthyer nga Spanja

Atentati në Tiranë, policia gjeti dy pistoleta në trupin e viktimës

Atentat në mes të Tiranës, vritet një person

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd