Transmetuar më 31-01-2018, 10:32

Pas daljes së lajmit për arrestimin e një personi të dyshuar si të përfshirë në ekzekutimin e ndodhur mbrëmjen e së hënës në kryeqytet, ku mbeti i vrarë 42-vjeçari Dëfrim (Devi) Kasmi, Policia e Shtetit del me deklaratë.

Në vijim të veprimeve të kryera nga grupi i posaçëm i ngritur pranë Drejtorisë së Policisë Tiranë në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Tiranës për zbardhjen e vepreë penale “Vrasja me paramendim”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” e kryer në bashkëpunim u ndalua shtetasi Mario Meshini, i dyshuar si i përfshirë në vrasje.

Hetimi vijon me intensitet dhe për momentin nuk bëhen me dije të dhëna të tjera.

Mësohet se pasditen e djeshme është arrestuar personi i cili mendohet se ka bashkëpunuar me Domart Konjarin, ku dy persona me motor dhe me skafandër në kokë, i bënë pritë në një rrugicë të ngushtë, duke e ekzekutuar.

Po ashtu është sekuestruar edhe një motor, i ngjashëm me atë që kanë fiksuar kamerat e sigurisë së ambienteve përreth.

Viktima njihej edhe si Dëfrim “qorri”, apo “fantazma”, pseudonime të cilat i kishte fituar në sajë të së kaluarës së tij kriminale.

Në vendin e ngjarjes policia gjeti 9 gëzhoja, ndërkohë që janë sekuestruar edhe kamerat e bizneseve përreth, për të zbuluar më shumë mbi krimin.

Në shtëpinë e Devi Kasmit, u gjetën 3 kilogramë lëndë narkotike kokainë dhe një armë automatike me silenciator. Kujtojmë se viktimës iu gjetën, edhe një pistoletë në çantën që mbante me vete dhe një tjetër pranë trupit të pajetë.

I dyshuari për krimin Domart Konjari

Lidhur me vrasjen e Kasmit, policia dyshon se qëndron Domart Konjarin, person i cili është shpallur në kërkim.

Konjari është liruar dy vite më parë nga Gjykata e Krimeve të Rënda për shkelje procedurale pasi rezultonte i dënuar në Francë me 10 vite burg.

Dyshohet se gjithçka mund të ketë nisur për shkak të konflikteve për drogën në Spanjë, vend ku dhe jetonte Kasmi deri para disa kohësh.

Viktima Devi Kasmi, kishte pak kohë që ishte kthyer nga Spanja, ndërsa dyshohet se atje ka tentuar dy herë të vrasë Domart Konjarin pas përplasjes për pazaret dhe zonat e tregtimit të kokainës.

Sakaq bazuar nga hetimet e Prokurorisë për Krime të Rënda rezulton se Domart Konjari paraqitet si personazhi qendror i rrjetit të trafikimit ndërkombëtar të kokainës, i përfshirë drejtpërdrejtë në shumë operacione importimi të sasive të mëdha kokaine, në lidhje të drejtpërdrejtë me trafikant të shumtë rajonal. /a.y/noa.al

Ekzekutimi i “fantazmës”, arrestohet personi që e nxori në pritë

Ky është “fantazma”, personi i ekzekutuar me armë zjarri në Tiranë

Atentati në Tiranë, policia surprizohet nga ajo që gjen në shtëpinë e viktimës

Atentati me armë zjarri në Tiranë, dyshimet bien mbi Domart Konjarin

Atentati në Tiranë, viktima djali i një aktori, sapo ishte kthyer nga Spanja

Atentati në Tiranë, policia gjeti dy pistoleta në trupin e viktimës

Atentat në mes të Tiranës, vritet një person

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd