Transmetuar më 21-10-2017, 15:19

Kryedemorkati Lulzim Basha del me deklaratë, lidhur me zhvillimet e fundit për çështjen “Tahiri”, ku Prokuroria kërkon heqjen e mandatit të deputetit dhe më tej arrestimin e tij, pas akuzave për trafik droge.

Ai tha se prej katër ditësh shqiptarët janë ballafaquar me disa fakte të thjeshta dhe të kuptueshme.

Sipas tij, antimafia italiane ka paraqitur prova ligjore të trafikut të drogës dhe armëve të kryer nga banda “Habilaj”, ndihmuar nga ministri Saimir Tahiri dhe oficerë të policisë.

Basha tha më tej se dosja “Habilaj” i tregon gjithë botës se si krahu i djathtë i Edi Ramës është kapur në trafik droge.

“A nuk është provë që makina e ministrit përdorej nga trafikantët, ndërkohë që ajo ishte e regjistruar në emrin e tij? A nuk është provë se krimi kishte kontroll edhe tek dhoma e radarëve, nga ku policët i drejtonin ku t’i çonin skafet? A nuk është provë që trafikanti blen varëse 9 mijë euro për njerëzit e ministrit dhe ai bën të paktën 5 milionë euro në muaj?”, pyeti lideri i opozitës.

Basha shtoi se kush ka sy në ballë dhe mend në kokë e kupton se faktet dhe provat janë të mjaftueshme për të pranuar kërkesën e prokurorisë për arrestimin.

Por ai tha, se edhe përballë këtyre fakteve, Edi Rama mohon atë që sipas tij, e di gjithë bota.

Kreu i demokratëve deklaroi se arsyeja pse Edi Rama e mohon është e kuptueshme, “është ai pas Saimir Tahirit, pas çdo Habilaj, pas çdo shefi policie”.

Në këtë linjë shtoi se ai ka përfituar sepse i duheshin paratë për të blerë votat dhe se kjo arsyeja pse Edi Rama sot i bën gjyqin prokurorëve.

“Edi Rama po i bën presion prokurorëve me anti-mitingje përpara selisë së Kuvendit. Edi Rama e di që ai dhe qeveria e tij janë të vdekur politikisht. Ndaj i bërë thirrje Edi Ramës të heqë dorë nga ky presion rrugaçëror ndaj drejtësisë”, deklaroi Lulzim Basha. /a.y/noa.al

Imuniteti i Tahirit, Balla shpjegon pse faza e fundit e Këshillit mbahet me dyer të mbyllura

LSI deklaron votën: Pro heqjes së imunitetit për Tahirin. Alibeaj: Xhindet kanë dalë nga shishja

“Imuniteti”, Tahiri: Kjo është estradë! Fton për dëshmitarë Berishën e Metën

“Imuniteti” Tahiri: S’lëviz nga Shqipëria asnjë cm. Pritet vendimi, mbledhja me dyer të mbyllura

“Imuniteti”, Tahiri: Nuk pranoj pranga politike në duar

Alibeaj: Nuk e donte imunitetin, pse ndërroi mendje? Avokati befason! Tahiri: Dua prova

“Imuniteti”, Avokati i Tahirit hedh poshtë akuzat e Prokurorisë: Ja pse nuk qëndrojnë

“Imuniteti”, avokati i Tahirit: Kërkesa e Prokurorisë e paligjshme, s’ka prova të lidhjes mes Habilajt

Sot vendimi për imunitetin, shihni si u prit Tahiri te Kryesia e Kuvendit

Imuniteti i Tahirit, nis mbledhja e Këshillit, prokurori: Kemi prova të reja