Transmetuar më 21-10-2017, 11:10

Pas paraqitjes me dyer të mbyllura, nga Prokuroria e Krimeve të Rënda të provave shtesë në ngarkim të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, i akuzuar për trafik droge, mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetit, është hapur për mediat.

Avokati mbrojtës i Tahirit, Artan Hajdari, kërkoi që materialet e prokurorisë t’i vihen në dispozicion.

Sipas tij, kërkesa e organit të Prokurorisë është e pabazuar në ligj dhe me shumë mundësi tha ai, e pabazuar në prova.

Hajdari deklaroi se vlerën provës ia jep gjykata dhe se përbëjnë vlerë hetimi, për aq sa hetimi duhet të jetë në garanci Kushtetuese.

Ai shtoi se janë paraqitur vetëm dy prova nga organi i akuzës, kontrata e shitjes së makinës prej ish-ministrit me një person tjetër, duke nënvizuar se nuk ka vlerë në proces.

Në këtë linjë tha se përmendet lëvizja prej Tahirit sërish me automjetin pas shitjes, duke nënvizuar se nuk provohet se deputeti ka udhëtuar me personat e dyshuar në makinë, duke kërkuar të dijë se kush janë personat e tjerë që dyshohen. Sipas tij, ajo që thuhet nga Prokuroria nuk është e vërtetë.

Më tej tha se nuk mund të vihet me kërkesë se dashurohet arrestimi i një deputeti, pa përmendur indicie konkrete, duke deklaruar se anëtari i Kuvendit duhet të përgjigjet para drejtësisë vetëm kur Këshilli të jetë i bindur sipas garancive që jep Kushtetuta, për liritë dhe të drejtat e njeriut.

“Nëse kjo garanci nuk jepet në këtë sallë, atëherë çfarë mund të thuhet për një njeri të thjeshtë”, u shpreh Hajdari.

Në këtë linjë tha se nuk ka asnjë dokument apo provë të vetme, që mund të krijojnë bindje në lidhjen e klientit të tij Saimir Tahiri me grupin e dyshuar kriminal “Habilaj”. Avokati Hajdari deklaroi se nuk paragjykon vendimmarrjen e Këshillit, por garancinë. /a.y/noa.al

Sot vendimi për imunitetin, shihni si u prit Tahiri te Kryesia e Kuvendit

Imuniteti i Tahirit, nis mbledhja e Këshillit, prokurori: Kemi prova të reja