Transmetuar më 21-10-2017, 11:23

Avokati i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, Artan Hajdari, kërkon të hedhë poshtë akuzat e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, e cila kërkon në Këshillin e Mandateve për Rregulloren dhe Imunitetin, që të hiqet imuniteti i deputetit.

Ai tha arrestimi sipas ligjit, parashikohet kur shterojnë të gjithë masat e tjera, por në këtë rast konteksti ka të bëjë me dyshime.

Hajdari deklaroi se deputeti edhe me imunitet është i lirë që të hetohet dhe sot kjo garanci është e vetmja garanci, deklaroi ai.

Avokati i Tahirit, rrëzoi me këto argumente akuzat e Prokurorisë “Ose ka trafik në formën e grupit të strukturuar, ose ka korrupsion. Nëse një qytetar është pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, përfitimin e ka marrë. Nëse nuk është përfitimin e ka marrë në trajtën e korrupsionit. Ose njëra ose tjetra”.

Ky argument i avokatit kërkon të hedhë poshtë akuzat e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ku ish-ministri Tahiri akuzohet për veprat penale të “Trafikut të narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe “Korrupsionit pasiv të zyrtarë të lartë shtetërore dhe të zgjedhurve vendorë”. /a.y/noa.al

“Imuniteti”, avokati i Tahirit: Kërkesa e Prokurorisë e paligjshme, s’ka prova të lidhjes mes Habilajt

Sot vendimi për imunitetin, shihni si u prit Tahiri te Kryesia e Kuvendit

Imuniteti i Tahirit, nis mbledhja e Këshillit, prokurori: Kemi prova të reja