Transmetuar më 21-10-2017, 14:09

Anëtari socialist i Këshillit për Mandatet, Rregulloren dhe Imunitetin, Taulant Balla shpjegoi arsyen se pse faza përfundimtare e mbledhjes për imunitetin e deputetit Saimir Tahiri, është me dyer të mbyllura, pas kundërshtive të shprehura nga deputetët demokratë.

Ai tha se në këtë fazë hartimi i raportit përfundimtar që i shkon Kuvendit, zhvillohet me dyer të mbyllura, duke kujtuar se në 26 vjet kjo pjesë e mbledhjes së këtij Këshilli ka qenë gjithmonë e mbyllur.

Balla përmendi seancat e deputetëve nën akuzë, ndër vite, të kaluar në këtë rrugë që nga Lulzim Basha, Ilir Meta, Dritan Prifti etj.

Në këtë drejtim shtoi se nëse do të ketë dy qëndrime, Këshilli i paraqet raportet në seancën më të parë, pas mbledhjes së këshillit e cila përkon me të mërkurën.

 “Votën e keni në seancë, atje do e shprehni, në bazë të një raporti apo dy raportesh, apo një raport me dy qëndrime që do dalë në seancë”, u shpreh ai.

Balla tha se edhe grupi parlamentar i Partisë Socialiste, po pret që deputetët e vetë në Këshill të qartësohen mbi gjithë çka ka paraqitur organi i akuzës.

Në këtë drejtim tha se asnjë nga deputetët e Partisë Socialiste nuk është avokat dhe as palë akuzuese, por përfaqësues të Kuvendit.

Ai deklaroi në mbyllje se, “Ne do i krijojmë drejtësisë të gjitha kushtet që ky hetim të shkojë deri në fund”. /a.y/noa.al

LSI deklaron votën: Pro heqjes së imunitetit për Tahirin. Alibeaj: Xhindet kanë dalë nga shishja

“Imuniteti”, Tahiri: Kjo është estradë! Fton për dëshmitarë Berishën e Metën

“Imuniteti” Tahiri: S’lëviz nga Shqipëria asnjë cm. Pritet vendimi, mbledhja me dyer të mbyllura

“Imuniteti”, Tahiri: Nuk pranoj pranga politike në duar

Alibeaj: Nuk e donte imunitetin, pse ndërroi mendje? Avokati befason! Tahiri: Dua prova

“Imuniteti”, Avokati i Tahirit hedh poshtë akuzat e Prokurorisë: Ja pse nuk qëndrojnë

“Imuniteti”, avokati i Tahirit: Kërkesa e Prokurorisë e paligjshme, s’ka prova të lidhjes mes Habilajt

Sot vendimi për imunitetin, shihni si u prit Tahiri te Kryesia e Kuvendit

Imuniteti i Tahirit, nis mbledhja e Këshillit, prokurori: Kemi prova të reja