Transmetuar më 21-10-2017, 10:25

Ka rinisur paraditen e sotme mbledhja e Këshillit për Mandatet dhe Rregulloren, ku Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon heqjen e imunitetit për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri dhe më tej arrestimin e tij.

Në nisje të mbledhjes prokurori Besim Hajdarmataj, deklaroi se organi i akuzës do të paraqesë prova të reja, ku veprime të tjera hetimore e implikojnë deputetin Tahiri në aktivitetin e trafikut të lëndëve narkotike.

“Kemi administruar një pjesë tjetër të letër-porosisë të ardhur nga autoritetet italiane”, u shpreh Hajdarmataj.

Nga ana e tij, drejtuesi i mbledhjes, Gramoz Ruçi deklaroi se ka akuza ka bërë kërkesë të re, ku tha se do shqyrtohet pasi të dëgjohet pala mbrojtëse.

Nga ana e tij demokrati Enkeljed Alibeaj kërkoi që të dëgjohen prokurorët, ndërsa socialisti Ulsi Manja, kërkoi që mbledhja të vijojë aty ku u ndërpre ditën e djeshme.

Avokati mbrojtës i Tahirit, Artan Hajdari kërkoi që të njihen me provat. Por më tej mbledhja vijoi me dyer të mbyllura, duke bërë që Tahiri dhe avokati të dalin jashtë mbledhjes. /a.y/noa.al