Transmetuar më 21-10-2017, 12:58

Ndërsa Këshilli për Mandatet, Rregulloren dhe Imunitetit vijon mbledhjen me dyer të mbyllura, për të vendosur nëse do t’i heqë imunitetin e deputetit pas akuzave për trafik droge, Saimir Tahiri shprehet i bindur për të kërkuar drejtësi.

Duke folur nga ambientet e jashtme të Kryesisë së Kuvendit ai deklaroi se të gjithë e panë “ç’lloj estrade ishte kjo që nuk është dhe aq e paparalajmëruar. Por jam i vendosur të mos dorëzohem për asnjë sekondë dhe t’i shkoj deri në fund rrugës për drejtësi”.

Ai tha se në këtë rrugë do ketë vështirësi pa fund, por u shpreh i bindur se nuk do të dorëzohet kurrë.

“Kjo që ndodhi sot e dje, nuk ka ndodhur as në komunizëm e as fashistët se kanë bërë, të thonë shko në burg dhe na provo se nuk ke marrë 5 milionë euro në muaj, kjo është estradë”, u shpreh ish-ministri i Brendshëm.

Ai ftoi prokurorët që të sjellin qoftë dhe një provë të vetme, ose të paktën të sjellin dëshmitarë Sali Berishën tha ai, duke deklaruar se ai nuk ka shkuar kurrë as në gjykatë as në prokuroi të dëshmojë.

Në këtë linjë shtoi, “Ose të paktën të vij djali i tij, që la 26 të vdekur në Gërdec. I ftoj të dy të bëhen dëshmitarë. Nëse nuk vijnë këta, të vij Ilir Meta, nëse nuk vjen ai, të vij Monika. Të vij Lulzim Basha, që i’u shmang drejtësisë me raporte mjekësore”.

Tahiri deklaroi se nëse nuk guxuan të përballen për problemet e tyre me drejtësinë, i ftoi që të vinë të përballen me të, për të nxjerrë drejtësinë.

Ish-ministri deklaroi se do ë tbëj gjithçka është e mundur që e vërteta të dalë, duke thënë se do të vihet në dispozicion të çdo institucioni, çdo ditë të jetës së tij dhe nuk do të hezitoj as të hetohet, as të përgjohet dhe as t’i kontrollohet banesa.

“Ama, nuk e pranoj dot ‘futu në burg dhe pastaj na provo pafajësinë’. Pranoj çdo lloj hetimi, por nuk pranoj kurrë një gjyq politik. Unë nuk ju kërkoj shumë gjëra dhe nuk kam asnjë lloj qëllimi të fsheh asgjë, ju kërkoj vetëm durim. Bëni durim dhe hajde të presim të gjithë bashkë të zbardhet e vërteta”, deklaroi Saimir Tahiri.

Lidhur me provat e reja të prokurorisë, ai tha se nuk e shqetësojnë aspak. “Unë i sfidoj të vinë dhe të përballen me mua, në qoftë se është për thashethemet e dy kriminelëve, unë më mirë përballem me thashethemet e Saliut, Lulit, Fatmirit, se sa me të dy kriminelëve, më kollaj përballem me banditët në parlament”. /a.y/noa.al

“Imuniteti” Tahiri: S’lëviz nga Shqipëria asnjë cm. Pritet vendimi, mbledhja me dyer të mbyllura

“Imuniteti”, Tahiri: Nuk pranoj pranga politike në duar

Alibeaj: Nuk e donte imunitetin, pse ndërroi mendje? Avokati befason! Tahiri: Dua prova

“Imuniteti”, Avokati i Tahirit hedh poshtë akuzat e Prokurorisë: Ja pse nuk qëndrojnë

“Imuniteti”, avokati i Tahirit: Kërkesa e Prokurorisë e paligjshme, s’ka prova të lidhjes mes Habilajt

Sot vendimi për imunitetin, shihni si u prit Tahiri te Kryesia e Kuvendit

Imuniteti i Tahirit, nis mbledhja e Këshillit, prokurori: Kemi prova të reja