Transmetuar më 21-10-2017, 11:53

Ish-ministri i Brendshëm Saimri Tahiri, reagoi ashpër ndaj deputetëve demokratë në Këshillin për Mandatet, Rregulloren dhe Imunitetin, ku po diskutohet kërkesa e Prokurorisë për heqjen e imunitetit të tij, me qëllim arrestimin, si i përfshirë në trafik droge.

I pyetur nga deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj, se pse i shmanget heqjes së imunitetit, ai tha se nuk është e vërtetë.

“Unë jam gati të hetohem, të përgjohem, të kontrolloni banesën time, makinën, të më rrini 24 orë pas. Jam gati të bëj gjithçka, por pranga politike në duar nuk pranoj, harroje”, u shpreh Tahiri.

Ai iu kthye Alibeajt duke i thënë se, nuk rri si ai në krahë dhe në një parti me “hajduta spektakolarë” për të cilët deklaroi Tahiri, i shpëtojnë drejtësisë me raporte shëndetësorë si fëmijë të klasës së parë.

“Unë jam gati dhe për gjyq ligjor dhe për gjyq politik, por të më sjellin prova”, deklaroi Saimir Tahiri. /a.y/noa.al

Alibeaj: Nuk e donte imunitetin, pse ndërroi mendje? Avokati befason! Tahiri: Dua prova

“Imuniteti”, Avokati i Tahirit hedh poshtë akuzat e Prokurorisë: Ja pse nuk qëndrojnë

“Imuniteti”, avokati i Tahirit: Kërkesa e Prokurorisë e paligjshme, s’ka prova të lidhjes mes Habilajt

Sot vendimi për imunitetin, shihni si u prit Tahiri te Kryesia e Kuvendit

Imuniteti i Tahirit, nis mbledhja e Këshillit, prokurori: Kemi prova të reja