Transmetuar më 21-10-2017, 11:40

Këshilli për Mandatet, Rregulloren dhe Imunitetin u përfshi nga debate të ashpra, pasi avokati mbrojtës i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri hodhi poshtë akuzat e Prokurorisë, duke i cilësuar si të pabazuara në ligj, duke rrëzuar kërkesën për heqjen e imunitetit, arrestimin dhe kontrollin e banesës.

Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj, në replikë ndaj avokatit Artan Hajdari në mbledhjen e mesditës së sotme, citoi konferencën e Tahirit, duke thënë se ai deklaroi se refuzonte çdo lloj privilegji me qëllim që të shkohet tek e vërteta.

“Ka thënë me të madhe në publik se refuzon imunitetin, pra refuzon çdo lloj mbrojtjeje. Tani kë duhet të marrim të vërtetë, klientin tuaj që tha atë të vërtetë në datë 17, apo këtë të sotmin”, pyeti Alibeaj.

Avokati Hajdari tha se i rezervohet neneve të Kushtetutës, duke deklaruar se deputeti nuk mund të arrestohet ose hiqet liria në çfarëdo lloj forme tjetër pa autorizim të Kuvendit.

Ai sqaroi se le të hetohet deputeti Tahiri, imuniteti nuk e pengon, ndaj nënvizoi se klienti i tij qëndron në dispozicion të hetimit.

Avokati Hajdari deklaroi se nuk mund të thoshte se është gati për t’u arrestuar.

Në reagimin e tij deputeti Saimir Tahiri, deklaroi se “Unë do jem këtu dhe nuk do lëviz asnjë sekondë deri sa të zbardhet e vërteta. Jam i gatshëm të hetohem, por unë kërkoj prova. Nuk pranoj të arrestohem se dy kriminelë thonë se unë fitoj 5 milionë euro në muaj”.

Më tej shtoi se i përket atij formimi dhe edukimi nga familja dhe studimet që nuk u shmanget hetimeve, por se do e nxjerrë të vërtetën në dritën e diellit pa bërë politikë.

“Unë do kërkoj çdo provë që e vërteta të dalë. Por unë do refuzoj çdolloj politizimi të llumit, që të më vënë mua pesha të pamerituara apo ngarkesa të padrejta mbi shpinë”, deklaroi ish-ministri i Brendshëm.

Tahiri shtoi se nuk pranon të arrestohet pse dy kushërinj të tij të largët janë përfshirë në aktivitet kriminal, ndaj duke iu drejtuar demokratëve në Këshill, tha se "Ti do pranoje të shkoje në burg, pse një i afërmi yt ka vrarë?" /a.y/noa.al

“Imuniteti”, Avokati i Tahirit hedh poshtë akuzat e Prokurorisë: Ja pse nuk qëndrojnë

“Imuniteti”, avokati i Tahirit: Kërkesa e Prokurorisë e paligjshme, s’ka prova të lidhjes mes Habilajt

Sot vendimi për imunitetin, shihni si u prit Tahiri te Kryesia e Kuvendit

Imuniteti i Tahirit, nis mbledhja e Këshillit, prokurori: Kemi prova të reja