Transmetuar më 05-09-2024, 08:59

Nëpërmjet kanaleve zyrtare të “L’Equipe” janë zbuluar kandidatët për fitimin e “Topit të Artë” 2024 dhe çmimet dytësore që lidhen me të. Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të mbahet më 28 tetor në “Théâtre du Châtelet” të Parisit.

Më poshtë janë kandidatët për të fituar trofeun “Yashin”, i emëruar kështu për nder të Lev Yashin, i destinuar për portierin më të mirë në botë në vitin kalendarik. Në garë janë gjithashtu Gianluigi Donnarumma, Mike Maignan dhe Yann Sommer.

Ja kandidatët për këtë çmim:

Diogo Costa (Porto/Portugali)

Gianluigi Donnarumma (PSG/Itali)

Gregor Kobel (Borussia Dortmund/Zvicër)

Andrey Lunin (Real Madrid/Ukrainë)

Mike Maignan (Milani/Francë)

Giorgi Mamardashvili (Valencia/Gjeorgji)

Emiliano Martinez (Aston Villa/Argjentinë)

Unai Simon (Athletic Club/Spanja)

Yann Sommer (Inter/Zvicër)

Ronwen Willams (M.Sundowns/Afrika e Jugut)

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit