Transmetuar më 28-10-2023, 08:07

Sajti i specializuar për vlerat e futbollistëve në treg, “Transfermarkt”, ka përditësuar së fundi renditjen në këtë drejtim. E ka bërë këtë për klubet, por edhe lojtarët, përfshirë Shqipërinë. Nga qershori i këtij viti, Partizani qëndron u pari sa i përket vlerës në tregun futbollistik, i ndjekur nga Egnatia. Klubi rrogozhinas ka parakaluar Tiranën, me këtë të fundit në vendin e tretë tashmë.

Nëse kalojmë te klasifikimi i lojtarëve për nga çmimi i kartonit në treg konstatojmë ngjitjen në krye të Raphael Dwamena. Ylli i Superiores dhe Egnatias kap vlerën e 700 mijë eurove, nga 400 mijë euro që kushtonte deri në qershor. Arinaldo Rrapaj i Partizanit parakalon Hasanin në vendin e dytë, me 600 mijë euro, ndërsa sulmuesi i Tiranës mbetet i treti me 500 mijë euro.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd