Transmetuar më 26-02-2023, 13:38

Bledi Mane njihet për komentet e tij pikante dhe shpesh-herë thumbuese.

Ditën e sotme i ftuar në Big Brother VIP Fan Club, Bledi sulmoi Luizin dhe Oltën për karrierën e tyre, teksa tha se nuk janë artistë. Sipas tij, Luizi nuk ka lënë gjurmë në muzikë, ndërsa Olta është aktore mediokre.

“Olta është një nënë e mirë, një lojtar i mirë, por është një aktore mediokre. Ndërsa Luizi nuk ka lënë gjurmë në muzikën shqiptare. Çmimet e para i ka marrë Jozefina.”- tha Bledi.