Transmetuar më 21-07-2020, 15:17

Janë lënë në burg dy personat e dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve Haxhia në qytetin e Durrësit.

Gjykata e Posaçme bëri sot vlerësimin e masës së sigurisë për Altin Ndocin dhe Klevis Alla.

Ngjarja tragjike ndodhi në fund të muajit prill të 2020-ës, ku u ekzekutuan me breshëri plumbash vëllezërit Besmir dhe Viktor Haxhia.

Klevis Alla dhe Altin Ndoci, mësohet nga grupi hetimor, u kishin shitur makina të vjedhura vëllezërve.

Më pas, këto makina u jepeshin personave të ndryshëm që kishin interes me qira. Por palët kanë pasur konflikte për pagesat.

Sipas dëshmisë së bashkëpunëtorit të Policisë, Klevis Alla, njëherësh një prej dy autorëve të akuzuar për vrasjet, shkak është bërë mosdhënia e parave për makinat e vjedhura nga ai dhe bashkëpunëtori i tij, Altin Ndoci.

“Jemi një grup që merremi me vjedhje makinash. Makinat i vidhnim e i çonim te servisi i Besmirit dhe pasi u ndryshonim numrin e shasisë, i dërgonim te servisi i Dorjan Shkozës, i cili merrej me lyerje duke u ndërruar ngjyrën makinave”, ka thënë Ndoci. /k.k/noa.al/

Vrasja e vëllezërve në Durrës, zbulohet shkaku i krimit

Blindohet Gjykata! Jepet masa e sigurisë për të dyshuarit e katër vrasjeve në Durrës

Pas masakrës në Lezhë, vriten edhe dy vëllezër në Durrës (EMRAT)

Kush janë dy vëllezërit që u vranë në Durrës, si u ekzekutuan me breshëri plumbash

Vrasja e vëllezërve në Durrës, pistat ku dyshon policia

FOTO/ Dalin pamjet e makinës ku u ekzekutuan me breshëri armësh dy vëllezërit

Detaje të reja, zbulohet kush ishte shënjestra e atentatit në Durrës

Detaje nga vrasja e vëllezërve/ Autorët i ekzekutuan me plumba në kokë, u qëlluan nga një “Toyota” gri

Zbulohet SMS-ja që nxori në pritë dy vëllezërit në Durrës, pista ku po hetohet

Zbardhi katër vrasjet në Durrës: Vidhnim makina dhe i modifikonim, Besmirin e vramë për paratë

Vrasja e vëllezërve në Durrës, zbulohet shkaku i krimit

Vrasje në kohë pandemie, si iu mor jeta 25 shqiptarëve

Skema 3D/ Si u vranë dy vëllezërit Haxhia në Durrës

Vrasja e vëllezërve Haxhia në Durrës çon në zbulimin e një tjetër ngjarje

I riu që zbardhi vrasjet në Durrës, zbulon të shkuarën kriminale të njërit prej vëllezërve Haxhia

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd