Transmetuar më 28-04-2020, 08:59
Besmir Haxhia dhe Viktor Haxhia

Dy vëllezër me origjinë nga Puka humbën jetën tragjikisht nga një atentat në qytetin e Durrësit.

Viktimat janë identifikuar si Besmir dhe Viktor Haxhia.

Disa detaje të reja kanë dalë rreth ngjarjes që i tronditi të gjithë mesditën e djeshme (27 prill).

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë, nga të cilat ka rezultuar se autorët ishin me një automjet tip “Toyota” ngjyrë gri të errët, por targa nuk është fiksuar ende.

Mësohet se nga pamjet e sigurisë u zbulua edhe makina e vëllezërve që u përball me dhjetëra plumbi kallashnikovi.

Grupi hetimor ka bërë me dije se të dy vëllezërit ishin qëlluar në kokë dhe trup, ndërsa “një ekzekutim i tillë nuk është parë prej shumë kohësh”.

Deri tani janë shoqëruar rreth 40 persona, dëshmitarë okularë, bashkëpunëtorë biznesi dhe të afërm për të zbuluar konfliktet që mund të kishin.

Vëllezërit Haxhia kanë një pikë këmbimi valutore dhe dërgesash të parave, makina me qira dhe shërbim karrotreci në Spitallë. Dje ata sapo kishin rihapur edhe aktivitetet e biznesit./a.m/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd