Transmetuar më 27-04-2020, 18:14
Besmir Haxhia dhe Viktor Haxhia

Dy vëllezër me origjinë nga Puka u gjetën sot të pajetë një makinë në qytetin e Durrësit.

Ata janë identifikuar si Viktor Haxhia, me profesion avokat dhe Besmir Haxhia.

Ende nuk dihen rrethanat se si ndodhi ngjarja në vendin e quajtur “tregu i makinave”.

Policia dyshon se ndodhi  si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit. Thuhet se autorët e krimit iu kanë prerë rrugën dy vëllezërve, që udhëtonin me makinën e tyre, dhe i kanë qëlluar me breshëri plumbash. Autorët kanë pasur qëllim t’i vrisnin të dy vëllezërit.

Forca të shumta policie po krehin zonën ndërkohë që në hyrje daljet kryesore dhe rrugët dytësore forcat e policisë po ushtrojnë  kontrolle të shumta  të personave dhe automjeteve që lëvizin në këtë zonë.

Në ndihmë të Policisë Vendore kanë mbritur  Forcat Speciale Renea dhe  Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Tiranës.

Është ngritur menjëherë një grup i posaçëm hetimor  i përbërë me Specialistët të  Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe Specialistë të Departamentit të Policisë Kriminale dhe nën drejtim e Prokurorisë vijon puna për fiksimin e çdo prove materiale që do çonte në  zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve./a.m/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd