Transmetuar më 27-04-2020, 19:06

Dy vëllezër me origjinë nga Puka gjetën vdekjen nga një atentat pasditen e sotme në qytetin e Durrësit.

Viktimat janë identifikuar si Viktor Haxhia, me profesion avokat dhe Besmir Haxhia, biznesmen.

Autorët e krimit dyshohet se i kanë prerë rrugën dy vëllezërve, që udhëtonin me makinën e tyre, dhe i kanë qëlluar me breshëri plumbash në vendin e quajtur “tregu i makinave”.

Pistat ku po dyshon policia lidhen me Besmir Haxhian, i cili është biznesmen.

Dyshohet se vrasja erdhi si pasojë e një borxhi apo ndonjë konflikt në biznes pasi ishte pronar i një kompanie karrotrecësh./a.m/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd