



Gjykata e Durrësit është blinduar nga masa të forta sigurie, pasi ditën e sotme do të jepet masa e arrestit, për dy autorët e katër vrasjeve që kanë tronditur qytetin bregdetar dy muajt e fundit.
Altin Ndoci 22 vjeç, i dyshuari kryesor për krimet dhe bashkëpunëtori i tij Klevis Alla, të arrestuar gjatë operacionit “Shën Vlashi”, akuzohen për vrasjen e dy vëllezërve Besmir Haxhia dhe Viktor Haxhia, krim i ndodhur më 27 prill.
Po ashtu nga hetimet e kryera, rezulton se të arrestuarit janë të dyshuarit kryesor edhe për ekzekutimin e dyfishtë të ndodhur më 2 mars, ku mbetën të vrarë 24-vjeçari Anxhelo Avdia dhe 35-vjeçari Dorian Shkoza, krim i ndodhur po në Durrës.
Në vijim të veprimeve, në një kanal midis Shkozetit dhe Nishtullës, nga Forcat Speciale “Renea” u bë e mundur gjetja e armëve të zjarrit të përdorura për të kryer krimin, ndërsa në Arapaj u gjet dhe automjeti i përdorur nga të dyshuarit.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 armë zjarri kallashnikov, municion luftarak, 12 aparate telefonik të përdorur e prova të tjera të vlefshme që do i shërbejnë hetimit për dokumentimin e plotë të këtyre ngjarjeve.
Aktualisht vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këto ngjarje, por për arsye hetimi nuk bëhen me dije detaje të tjera. /a.y/noa.al
Kush është vrasësi i dyshuar i 4 personave në Durrës për pazaret e drogës, zbulohet e kaluara
Dy të arrestuarit për vrasjen e vëllezërve në Durrës, dyshohen dhe për vrasjen e dy të tjerëve
Vrasja e dy vëllezërve në Durrës, arrestohen dy persona si autorë të dyshuar
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





