Transmetuar më 04-05-2020, 14:58

Klevis Alla vijon të japë detaje në lidhje me ekzekutimin e vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia në Durrës më datë 27 prill si edhe ngjarje të tjera të rënda gjatë muajve të fundit.

Alla është shprehur para grupit hetimor se i kanë vrarë vëllezërit Haxhia pasi ishin konfliktuar për modifikimin e një makine të vjedhur.

“Ne jemi një grup që merremi me vjedhje makinash dhe i dërgonim për t’i modifikuar tek servisi i Dorjan Shkozës dhe vëllezërve Haxhia. Me Besmirin jemi prishur për një konflikt që patëm për një makinë. Besmiri nuk na i dha paratë e një makine siç kishim rënë dakord. I kërkuam paratë por Besmiri nuk na i dha. Me Viktorin nuk kemi patur probleme, por qëlluam për të mos lënë dëshmitarë”, mësohet të jetë shprehur Klevis Alla para hetuesve, raporton ‘Abc’.

Ndërkohë, ai është shprehur se për vrasjen e Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdisë kishin marrë porosi.

Ndërkohë, prokuroria është duke hetuar edhe një pistë tjetër për shkakun e vrasjes së vëllezërve Haxhia, e cila lidhet me grabitjen e 5 milion eurove në Rinas.

Dyshohet se vëllezërit Haxhia strehuan për disa ditë njërin nga grabitësit duke ngjallur konflikte për një sasi parash, të cilat kanë humbur.

Zbuloi katër vrasjet në Durrës, kush është i riu i marrë në mbrojtje

Gjykata lë në burg dy të arrestuarit për vrasjet në Durrës, Avokati: Ndoci i kishte miq, u shkoi në varrim

Kush është vrasësi i dyshuar i 4 personave në Durrës për pazaret e drogës, zbulohet e kaluara

Dy të arrestuarit për vrasjen e vëllezërve në Durrës, dyshohen dhe për vrasjen e dy të tjerëve

Vrasja e dy vëllezërve në Durrës, arrestohen dy persona si autorë të dyshuar

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd