
Vëllezërit Besmir dhe Viktor Haxhia ndërruan jetë pasditen e sotme (27 prill) pasi u përballën me breshëri plumbash në Durrës.
Mësohet se Besmiri, i cili njihej me nofkën “Miri i Kolës” ishte me precedent penal jashtë vendit.
Burime ende të pakonfirmuara nga autoritetet thonë se ishte Besmiri ishte objektivi pasi ka jetuar në Holandë për një kohë të caktuar.
Dyshohet se të rinjtë i njihnin autorët e krimit, të cilët i prenë rrugën dy vëllezërve, që udhëtonin me makinën e tyre tip Golf dhe i qëlluan me breshëri plumbash në vendin e quajtur “tregu i makinave”.
Edhe pistat ku po dyshon policia lidhen me Besmir Haxhian, i cili ishte biznesmen.
Dyshohet se vrasja erdhi si pasojë e një borxhi për makina apo ndonjë konflikt në biznes pasi ishte pronar i një kompanie karrotrecësh.
Policia ka nisur hetimet dhe ka shoqëruar 30 persona.
Dy vëllezërit ishin me origjinë nga Puka dhe banonin në lagjen 13 në Durrës./a.m/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





