Transmetuar më 27-04-2020, 17:20

Të shtëna me armë janë dëgjuar pasditen e sotme në qytetin e Durrësit, si pasojë e së cilës kanë ndërruar jetë dy persona.

Vrasja me armë zjarri ka ndodhur tek tregu i makinave duke i marrë jetën dy vëllezërve.

Ata janë identifikuar si Besmir Haxhia dhe Viktor Haxhia, të cilët u gjetën të pajetë në një makinë tip Volkswagen.

Të dhënat e para thonë se ka patur shkëmbim zjarri.

Kjo është ngjarja e dytë kriminale që ndodh brenda pak minutave në vendin tonë.

Më parë, u bë e ditur se dy burra rreth 60 vjeç u gjetën të pajetë në fshatin Lalm i Vjetër, zonë e thellë kodrinore.

Ngjarja e Lezhës

Informacioni i policisë

Më datë 27.04.2020, rreth orës 16:40, tek vendi i quajtur "tregu i makinave" , Shënvlash, në rrethana ende të paqarta kanë humbur jetën në një mjet dyshohet si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit shtetasit V.H dhe M.H (vëllezër ) .

Forca të shumta policie po krehin zonën ndërkohë që në hyrje daljet kryesore dhe rrugët dytësore forcat e policisë po ushtrojnë kontrolle të shumta të personave dhe automjeteve që lëvizin në këtë zonë.

Në ndihmë të Policisë Vendore kanë mbritur Forcat Speciale Renea dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Tiranës.

Është ngritur menjëherë një grup i posaçëm hetimor i përbërë me Specialistët të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe Specialistë të Departamentit të Policisë Kriminale dhe nën drejtim e Prokurorisë vijon puna për fiksimin e çdo prove materiale që do çonte në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve./a.m/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd