




Ngjarja kriminale që ka ndodhur sot në Lezhë i ka marrë jetën dy burrave, njëri prej të cilëve ishte rapsodi i njohur i zonës, Kolë Murrani.
Viktima tjetër është Prengë Simoni, raporton noa.al duke cituar burime lokale të policisë.
Të ndjerët u gjetën të pajetë pasi kishin marrë plumba fatalë arme zjarri në Lalm të vjetër rrethi Lezhë, zonë e thellë kodrinore.
Në njoftimin zyrtar, policia tha se "në afërsi të fshatit Lalm i Vjetër, Lezhë, në një kodër, janë gjetur të pajetë, shtetasit P. S. dhe K. M., rreth 60 vjeç, të cilët dyshohen se mund të kenë humbur jetën si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit".
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni lidhur me ngjarjen.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për të përcaktuar shkakun e rrethanat e ngjarjes.
Në galeri shihni fotot e të ndjerit gjatë aktiviteteve muzikore. /noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





