Transmetuar më 29-06-2020, 10:29

“Arrest me burg” vendosi Gjykata e Tiranës ditën e sotme, si masë sigurie për 26-vjeçaren Adjola Lakra, vajzën e cila akuzohet se mbrëmjen e 11-qëershorit nxorri në pritë të dashurin e saj, Hekuran Billa.

Ajo u shfaq e qetë në gjykatë ku nuk kurseu reagimet me duar, kur mësoi se do të mbetet pas hekurave në vijim të hetimeve.

Gjatë marrjes në pyetje, e reja ka deklaruar ka qenë e lidhur me 40-vjeçarin Billa, por se më parë ka pasur lidhje me Sebastian Malin, një nga autorët e dyshuar në krim.

“Unë kam qenë e lidhur me Sebastian Malin pasi jetoja në të njëjtin pallat ku mamaja e tij kishte parkukerinë. Jemi lidhur por me pas jemi ndarë. Fillimisht më ka bërë Hekurani ftesë në Instagram, kemi folur dhe jemi lidhur. Ne gjithmonë takoheshim në të njëjtin vend pasi Hekurani nuk lëvizte”, është shprehur e reja.

Por ajo ka mohuar kategorikisht që të jetë e përfshirë në vrasje.

Dyshohet se Lakra është përdorur nga 23-vjeçari Sebastian Mali, për të nxjerrë Billën në pritë, ku dhe u ekzekutua me silenciator.

Pas arrestimit të Malit u zbuluan bisedat e shumta me Adjolën, çka bëri që policia ta mbajë nën vëzhgim.

Sebastian Mali është djali i motrës së Prel Markut, i cili është vrarë në vitin 2006, në Angli, nga viktima Hekuran Billa, për të cilën ai ishte dënuar dhe kishte arritur që të lirohej.

I dyshuari kryesor, Viktor Marku, është gjithashtu daja i Malit dhe vëllai i Prel Marku. /a.y/noa.al

Nxori në pritë Billën, Adjola Lakra: Isha e lidhur me Hekuranin, më parë me Sebastianin

Ekzekutimi i Billës, gazetari ngre dyshime për pistë tjetër përveç gjakmarrjes

E nxori në pritë, 26-vjeçarja tregon njohjen me Billën, policia i merr në mbrojtje familjen

Vrasja e Billës/ Biseda e fundit me të dashurën që ishte paguar nga vrasësi

E nxori në pritë, zbardhet dëshmia e bashkëpunëtores në vrasjen e Hekuran Billës

Zbulohet biondja që nxori në pritë Billën, nga lidhja me të, tek kurthi i përgatitur

Ekzekutimi i Hekuran Billës, arrestohet një vajzë e dyshuar si bashkëpunëtore/Emri