Transmetuar më 27-06-2020, 13:37

Policia e Tiranës ka marrë në mbrojtje familjen e 26-vjeçares Adjola Lakra, e cila u arrestua pas dyshimeve se ka bashkëpunuar me vrasësit për të nxjerrë në pritë Hekuran Billën, mbrëmjen e 11 qershorit në Komunën e Parisit.

Policia i druhet ndonjë konflikti që mund të lindë me familjarët e saj, pas arrestimit të 26-vjeçares.

“BalkanWeb” raporton se vajzës i është ofruar edhe mundësia për të qenë bashkëpunëtore e drejtësisë, duke treguar emrat e personave të tjerë të përfshirë në ekzekutimin e Billës, të cilët nuk janë identifikuar nga policia. E pyetur nga hetuesit, vajza ka mohuar të ketë dijeni për planin e vrasjes, por ka thënë se për shkak të miqësisë që kishte me 22-vjeçarin Sebastiano Mali, ka pranuar që kundrejt parave të tregojë lëvizjet e Hekuran Billës, por pa e ditur qëllimin.

Ajo ka treguar se me Billën është njohur nëpërmjet Instagramit, të cilin ai e hapi vetëm dy ditë pasi doli nga burgu me emrin Daja OTR. Pasi u bënë miq në këtë rrjet social dhe shkëmbyen disa mesazhe, u takuan. Vajza ka treguar se me Hekuranin nuk kishte një lidhje të vazhdueshme, por frekuentoheshin herë pas here, kur Hekurani vinte në kryeqytet. Edhe mbrëmjen e 11 qershorit e kishin lënë për t’u takuar në zonën e Komunës së Parisit.

Për të vërtetuar përfshirjen e Adjola Lakrës në këtë ngjarje hetuesit janë ndihmuar nga dëshmitë e mikeshave të 26-vjeçares, të cilat faktojnë njohjen e saj me Billën dhe nga dëshmia e një punonjësi të një biznesi që jep makina me qira, i cili ka thënë se ka parë 26-vjeçaren së bashku me Sebastian Malin disa ditë pas krimit.

Vajza ka treguar për policinë se nuk ka pasur asnjë dijeni për planin e vrasjes dhe kur mësoi se Hekuran Billa ishte vrarë kishte mbyllur çdo rrjet social dhe kishte ndërruar numrin e telefonit. Pas arrestimit të mikut të saj, Sebastiano Mali, ajo ishte zhvendosur nga Tirana në Berat, ku jetonte në banesën e një shoqeje, aty ku edhe u arrestua.

E nxori në pritë, zbardhet dëshmia e bashkëpunëtores në vrasjen e Hekuran Billës

Zbulohet biondja që nxori në pritë Billën, nga lidhja me të, tek kurthi i përgatitur

Vajza e arrestuar dyshohet se nxorri në pritë Billën, vrasja gjatë takimit me të

Ekzekutimi i Hekuran Billës, arrestohet një vajzë e dyshuar si bashkëpunëtore/Emri