Transmetuar më 26-06-2020, 16:17

Zbardhet dëshmia e 26-vjeçares Adiola Lakra e cila akuzohet si bashkëpunëtore në vrasjen e Hekuran Billës, të “Komuna e Parisit” në Tiranë.

Ajo ka thënë se prej 1 viti shoqërohej me Hekuran Billën, dhe pranon se e ka nxjerrë në pritë mbrëmjen e 11 qershorit.

“E nxora në pritë për para”, mësohet se ka thënë Lakra në polici, e cila u arrestua mbrëmë në qytetin e saj të lindjes, Berat.

“Me Sebastiano Malin ka miqësi. Ai më kërkoi të njihesha me Hekuran Billën dhe të krijoja miqësi me të. Për këtë më ofroi para. Kam rreth 1 vit që shoqërohesha me Billën”, mësohet të jetë shprehur ajo.

Sipas hetimeve, ajo kishte njohje me familjen e Viktor Markut, i cilësuar nga Policia si autori kryesor i vrasjes së Billës. /k.k/noa.al/