Transmetuar më 27-06-2020, 10:21

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e Hekuran Billës mbrëmjen e 11 qershorit në Tiranë. Adjola Lakra, e dashura e Hekuran Billës, e cila e nxori në pritë ka qenë telefonata e fundit që 40-vjeçari ka pasur para se të ekzekutohet.

Lakra ka qenë duke folur me të në telefon, telefonatë kjo e cila ka qëndruar hapur edhe pas ekzekutimin. Ka qenë kjo një nga indiciet e policisë për të vënë 26-vjeçaren në vëzhgim dhe përgjim. Nga hetimet ka rezultuar se vajza kishte lënë takim me 40-vjeçarin në vendin ku ky i fundit mbeti i vrarë dhe që çon hetuesit në pistën se vajza është përdorur si “karrem” nga hasmi për t’i bërë pritë 40-vjeçarit, raporton Report Tv.

Adjola Lakra u arrestua një ditë më parë nga policia, teksa ka pranuar se është paguar nga Viktor Marku, vëllai i Prel Markut që Billa vrau në Angli në 2006, për t’i dhënë informacione mbi vendodhjen e tij, por theksoi se nuk kishte dijeni që do e vrisnin. Lidhja e saj me Hekuran Billën kishte ndodhur rreth 1 vit më parë, sapo ai ka dalë nga burgu i Fushë-Krujës, ku gjyqtarja Hoxha e Liroi me kusht dhe besohet se marrëdhënien e kishte krijuar me trysninë e Markut. Adiola është e njohura e Sebastian Malit, nipit të Prel Markut, bashkëpunëtor në krim, dhe ai ia ka kërkuar si nder, por edhe duke i dhënë para që të flirtonte me Billën për të mësuar më tepër rreth tij.

Në total, pas arrestimit të Lakrës, e çon në 3 numri personave që u janë vënë pranga. Pas hekurave qëndron Viktor Marku, si autori kryesor i dyshuar edhe Sebastjan Mali, nipi i Prel Markut, i cili ka vëzhguar lëvizjet e Billës dhe ka njoftuar autorët për të kryer ekzekutimin.

E nxori në pritë, zbardhet dëshmia e bashkëpunëtores në vrasjen e Hekuran Billës

Zbulohet biondja që nxori në pritë Billën, nga lidhja me të, tek kurthi i përgatitur

Vajza e arrestuar dyshohet se nxorri në pritë Billën, vrasja gjatë takimit me të

Ekzekutimi i Hekuran Billës, arrestohet një vajzë e dyshuar si bashkëpunëtore/Emri