Transmetuar më 29-06-2020, 10:04

Ka dalë sot para Gjykatës së Tiranës për tu njohur me masën e sigurisë, 26-vjeçarja Adjola Lakra, e akuzuar si vajza që nxori në pritë Hekuran Billën, mbrëmjen e 11 qershorit, kur u ekzekutua me armë zjarri.

Ajo ka deklaruar në gjykatë se ka qenë e lidhur me 40-vjeçarin Billa, por se më parë ka pasur lidhje me Sebastian Malin, një nga autorët e dyshuar në krim.

“Unë kam qenë e lidhur me Sebastian Malin pasi jetoja në të njëjtin pallat ku mamaja e tij kishte parkukerinë. Jemi lidhur por me pas jemi ndarë. Fillimisht më ka bërë Hekurani ftesë në Instagram, kemi folur dhe jemi lidhur. Ne gjithmonë takoheshim në të njëjtin vend pasi Hekurani nuk lëvizte”, është shprehur e reja.

Por ajo ka mohuar kategorikisht që të jetë e përfshirë në vrasje.

Dyshohet se Lakra është përdorur nga 23-vjeçari Sebastian Mali, për të nxjerrë Billën në pritë, ku dhe u ekzekutua me silenciator.

Pas arrestimit të Malit u zbuluan bisedat e shumta me Adjolën, çka bëri që policia ta mbajë nën vëzhgim.

Sebastian Mali është djali i motrës së Prel Markut, i cili është vrarë në vitin 2006, në Angli, nga viktima Hekuran Billa, për të cilën ai ishte dënuar dhe kishte arritur që të lirohej.

I dyshuari kryesor, Viktor Marku, është gjithashtu daja i Malit dhe vëllai i Prel Markut. /a.y/noa.al

Nxori në pritë Billën, Adjola Lakra: Isha e lidhur me Hekuranin, më parë me Sebastianin🎥👇http://noa.al/lajmi/2020/06/2171058.html

Publiée par Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA sur Lundi 29 juin 2020

Vajza e arrestuar dyshohet se nxorri në pritë Billën, vrasja gjatë takimit me të

Ekzekutimi i Hekuran Billës, arrestohet një vajzë e dyshuar si bashkëpunëtore/Emri