Transmetuar më 27-06-2020, 14:50

Përveç hakmarrjes, ka dhe një tjetër pistë hetimi për vrasjen e Billës”, gazetari Artan Hoxha: Familja e 26-vjeçares së arrestuar

Arrestimi i 26 vjeçares Adjola Lakra, si autorja e tretë e  përfshirë në vrasjen e Hekuran Billës, sipas gazetarit investigativ Artan Hoxha tregon për punën e mirë që është bërë me hetimet.

Hoxha ndër të tjera ka theksuar se në këtë ngjarje përveç hakmarrjes një tjetër piste hetimi që është ajo e grupeve kriminale që kanë përdorur hasmin për vrasje.

“Atentati i Billës dhe ngjarja e Laçit janë dy ngjarje të zbardhura vetëm ka ngelur për tu kopsiotur pazelli. Tek Billa ajo që të bën përshtypje është vendi që kanë zgjedhur autorët, ku grupet e strukturuar, janë më të rafinuar nuk e bëjnë në një vend të tillë. Grupi i hetimit ka dhe një pistë tjetër që vrasja është bërë për hasmëri apo një grup tjetër kriminal ka shfrytëzuar këtë hasmëri dhe ka ngjitur hasmin që të marrë hak dhe e ka nxitur duke e paguar që ta vrasë Billën”, ka thënë gazetari.

Ndër të tjera ai ka deklaruar se me të gjithë informacionet e qarkulluara në një hark kohor të shkurtër në media për 26 vjeçaren, si e dyshuar e përfshirë në krim, rrit rrezikun për familjarët e saj.

“Sot jemi në pikën që familja e vajzës është më e kërcënuar se e vetë autorët në këtë ngjarje. Këto ngjarje në Shqipëri ka 20 vite që ndodhin. Për shembull një rast i tillë vrasje ka ndodhur në Durrës para 20 vitesh, besoj se në 1999 kur isha dhe reporter është vrarë Marsel Sotirin një ndër personat mëme peshë në Durrës, që kundërshtari i tij nuk i afrohej lehtë, kundërshtari në lidhje me këtë dinte shijet e tij për femrat dhe ja dërguan para lokalit të Marselit që u lidh me të dhe u shoqërua me të dhe në një nga ditët që ai shoqëronte vajzën në shtëpi, ai në atë moment dilte nga shtëpia dhe në atë moment është goditur. Vajza në atë kohë mori statusin e dëshmitarit të mbrojtur dhe me pas u zbulua dhe historia”, ka thënë Hoxha për Abc.

E nxori në pritë, zbardhet dëshmia e bashkëpunëtores në vrasjen e Hekuran Billës

Zbulohet biondja që nxori në pritë Billën, nga lidhja me të, tek kurthi i përgatitur

Vajza e arrestuar dyshohet se nxorri në pritë Billën, vrasja gjatë takimit me të

Ekzekutimi i Hekuran Billës, arrestohet një vajzë e dyshuar si bashkëpunëtore/Emri