Vajza e arrestuar dyshohet se nxorri në pritë Billën, vrasja gjatë takimit me të
Transmetuar më 26-06-2020, 12:11

Vajza e arrestuar mëngjesin e sotëm si bashkëpunëtore në ekzekutimin e 40-vjeçarit Hekuran Billa, dyshohet se është përdorur si karrem për ta nxjerrë në pritë.

26-vjeçarja Adjola Lakra, dyshohet se kishte organizuar takimin me Hekuran Billën, pikërisht në momentin kur u ekzekutua në zonën e Komunës së Parisit, mbrëmjen e 11 qershorit.

Mësohet se e reja kishte pasur lidhje prej disa kohësh me viktimën dhe pas atentatit ndaj 40-vjeçarit, ajo është mbajtur në vëzhgim.

Kanë qenë hetimet intensive ato që çuan në zbulimin e rolit të saj, ndërkohë që tashmë pritet dëshmia që do të japë gjatë marrjes në pyetje.

Lakra, me banim në Tiranë, dyshohet se është bashkëpunëtore në vrasjen e Billës, së bashku me Viktor Markun, vëllai i Prel Markut, i cili është vrarë në vitin 2006, në Angli, nga Hekuran Billa dhe Sebastian Malin, nipi i Prel Markut.

I dyshuari kryesor për krimin është Viktor Marku, i cili qëndronte në mënyrë të parregullt në Malin e Zi. Falë shkëmbimit të informacioneve mes Policisë së Shtetit dhe Policisë Malazeze, u bë i mundur lokalizimi dhe kapja e tij në shtetin fqinj, për t’iu dorëzuar autoriteteve shqiptare në Pikën Kufitare të Hanit të Hotit.

Krahas Viktor Markut, policia ka arrestuar si bashkëpunëtor në krim, 22-vjeçarin Sebastian Mali.

Ndalimi Malit sipas policisë u bë pasi, në datën 11 qershor, rreth orës 21:50, në rrugën “Prokop Mima” Tiranë, ka bashkëpunuar në vrasjen me armë zjarri të shtetasit Hekuran Billa.

Mali është nipi i shtetasit Prel Marku, i cili është vrarë në vitin 2006, në Angli, nga viktima Hekuran Billa, për të cilën ai ishte dënuar dhe kishte arritur që të lirohej. /a.y/noa.al

Ekzekutimi i Hekuran Billës, arrestohet një vajzë e dyshuar si bashkëpunëtore/Emri

Loading...