Transmetuar më 16-03-2019, 15:27

Një protestë e shënuar me momente tensionesh para Parlamentit, ku gazi lotsjellës nuk u kursye nga policia.

Kryetarja e Lëvizjes Socialsiste për Integrim, Monika Kryemadhi ishte mes protestuesve, duke mos i shpëtuar as ajo pasojave të gazit lotsjellës.

Zonja Kryemadhi është fotografuar teksa tenton të mbrohet, duke vendosur një shami para hundës.

Mësohet se as ajo dhe as kryedemokrati Lulzim Basha nuk kanë pësaur lëndime, ndërkohë që nuk kanë munguar të dëmtuarit në radhët e qytetarëve.

Gazi lotsjellës nisi pasi protestuesit shembën traun hyrës të Parlamentit, çka solli reagimin e ashpër të policisë.

Mes shumë protestave, gjatë kësaj të sotmes, është hedhur më shumë se kurdo herë tjetër gaz lotsjellës. Po ashtu nga ana e policisë ka pasur dhe shoqërime.

Protesta e sotme vjen në kuadër të valës së protestave të opozitës pas asaj të 16 shkurtit dhe pas djegies së mandateve të deputetëve.

Opozita kërkon largimin e Kryeministrit Edi Rama, qeveri tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme. /a.y/noa.al

Basha: “Protesta nuk ndal, dhuna s’u provokua!” Mesazh në anglisht ndërkombëtarëve

Tensionimi i protestës, Presidenti Meta: Ruani qetësinë, shmangni provokimet

Policia lëshon dorën me gazin lotsjellës, lëndohen qytetarët

Protestuesit rrëzojnë traun te Parlamenti, policia kundërpërgjigjet me gaz lotsjellës

Opozita në protestë, Rama ia merr këngës me iso

Basha me protestuesit rrethojnë Kryeministrinë, hidhen shashka dhe tymuese

Rama për protestën: Çdo gjë preket, përveç qeverisë! Mandati i popullit nuk digjet

Skema e re e policisë për të futur protestuesit në kurth

E motra në Parlament, djali i Azem Hajdarit në krah të Bashës në protestë

Kryemadhi: Rama po përgatitet për zgjedhje të parakohshme! Protesta në dorë të qytetarëve

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd