Transmetuar më 16-03-2019, 11:58

Ndryshe nga herët e tjera në protestat e opozitës, një tjetër skenar është projektuar për ditën e sotme.

Në videon që Noa.al sjell më poshtë mund të shihni efektivë të shumtë policie të cilët dalin nga zona mbas Akademisë së Arteve në sheshin “Nënë Tereza”.

Ky mund të quhet si rrethimi i dytë, pas efektivëve të policisë në zonën përreth Kryeministrisë.

Kjo strategji parashikon rrethimin dhe futjen në kurth në rast se protestuesit do të jenë protagonistë në incidente të dhunshme.

Kësisoj policia ka planifikuar të vërë në zbatim, rrethimin nga të katër anët me forca speciale të armatosura dhe të pajisura me skafandra e mburoja.

Kujtojmë se Sandër Lleshaj, për shumë vite ka qenë gjeneral ushtrie çka ka bërë që sot në rolin e ministrit të Brendshëm, të përdorë shumë taktika që i ka të detyrueshme t’i mësojë dhe zbatojë kur është ushtarak në detyrë. /a.y/noa.al

Kryemadhi: Rama po përgatitet për zgjedhje të parakohshme! Protesta në dorë të qytetarëve

Basha dhe Kryemadhi prijnë protestuesit, nga selitë drejt Kryeministrisë

Më pak police femra, si është rrethuar Kryeministria për protestën

Gjetja e protestuesit “S’ka Shqipëri, ka 3 tepsi”

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd