Transmetuar më 16-03-2019, 11:18

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe ajo e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, kanë lënë selitë e tyre për të prirë protestuesit.

Të shoqëruar nga mbështetësit, Basha dhe Kryemadhi kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë ku dhe do të kulmojë protesta.

Ndryshe nga protestat e kaluara, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë menduar që protesta të zgjasë 48 orë.

Mirëpo kjo kërkesë e tyre është refuzuar nga policia, e cila iu ka dhënë leje deri në mesnatën mes të shtunës dhe të dielës.

Këtë herë për mbarëvajtjen e protestës në rreshtin e parë “të betejës”, janë pozicionuar efektivë meshkuj, teksa ato femra janë pozicionuar në pozicione më pak problematike.

Bëhet fjalë për mbi 1600 efektivë policie të reparteve të ndryshme të cilët janë në gatishmëri për të mbrojtur godinën e qeverisë por edhe për të parandaluar çdo incident të mundshëm.

Kështu për shkak të protestës së 16 shkurtit para Kryeministrisë kur pati gaz lotsjellës dhe akte dhune dhe dëmtime në ambientet e Kryeministrisë, masat e marra janë më të përforcuara.

Edhe shtyllat, në të cilat janë vendosur kamerat me rezolucion, janë të lyera me graso për të mos lejuar dëmtimin e tyre nga protestuesit. /a.y/noa.al

Më pak police femra, si është rrethuar Kryeministria për protestën

Gjetja e protestuesit “S’ka Shqipëri, ka 3 tepsi”

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd