Transmetuar më 16-03-2019, 12:21

Një taktikë ndryshe e kryedemokratit Lulzim Basha, i cili ditën e sotme bashkë me protestuesit i kanë rënë rrotull Kryeministrisë.

Një marshim përreth godinës qeveritare disa herë me radhë, për ti thënë Kryeministrit Edi Rama se është i rrethuar.

Por gjatë kësaj proteste, nuk kanë munguar as shashkat dhe tymueset e mbështetësve të opozitës drejt Kryeministrisë, por deri më tani pa shënuar incidente.

Po ashtu protestuesit kanë rrëzuar edhe rrethimin e Kryeministrisë.

Duke folur para protestuesve ish-deputeti demokrat Flamur Noka tha se “Sot godina ku strehohet krimi është e rrethuar nga populli. Rama ik, Rama ik, Rama dorëzohu! Godina ku strehohet e keqja e këtij vendi është e rrethuar nga qytetarët, Rama ik.

Godina nga e cila u varfëruan shqiptarët, është e rrethuar. Rama ik! Rama ik! Streha e korrupsionit është e rrethuar, kryehajduti nuk mund të shkelë këtu. Rama ik! Vëllezër e motra, ne do të vazhdojmë. Ne do vazhdojmë marshimin e protestës.  Na ndiqni, na ndiqni në marshimin tonë!” /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd