Transmetuar më 16-03-2019, 13:06

Kryeministri Edi Rama nuk ka qëndruar indiferent ndaj protestës së sotme të opozitës, ndonëse ndodhet në Berat.

Ndërsa gjatë takimeve që pati, deklaroi se çdo gjë mund të preket, por jo qeveria, ka vijuar sërish me qëndrimet.

Disi ironike duket videoja e fundit e publikuar prej tij në rrjetet sociale.

Në të siç mund të shihni në pamjet më poshtë, ai dëgjohet duke kënduar me iso.

“Kënga e ditës”, shkruan Rama, teksa shihet mes një grupi fëmijësh që këndojnë këngë popullore.

Një video në pamje të parë e zakontë, sikur të mos qe protesta e opozitës, por duket se në këtë mënyrë ai tregon se i venë punët mbarë dhe me këngë, ndërkohë që kundërshtarët e tij thërrasin në kor në protestë. /a.y/noa.al

Rama për protestën: Çdo gjë preket, përveç qeverisë! Mandati i popullit nuk digjet

Opozita në protestë, Rama flet nga Berati: Sot ka shpresë 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd