Teksa sot opozita proteston para godinës qeveritare dhe kërkon largimin e tij, Kryeministri Edi Rama është ndalur në Berat në një takim me operatorët turistik.
Në fjalën e rastit ai tha se sot nuk është si para 4-5 vitesh, por se ka filluar kthesa.
Rama propozoi që të hiqet taksa e pronës për shtëpitë që shfrytëzohen për turizëm dhe të rritet taksa e pronës, për shtëpitë që mbahen peng.
Sipas tij kodra e Kalasë duhet të prodhojë para për gjithë vendin, duke i ftuar banorët që janë në emigracion që ti shfrytëzojnë banesat e tyre në agroturizëm dhe të investojnë në Berat.
Në këtë mënyrë tha ai, do të rrisin ekonominë vendase por edhe atë personale.
“E bukura nxit ekonominë, e shëmtuara dhe shkatërruar e dëmton atë. Berati sot ka shumë probleme, por as nuk mund të krahasohet me dje, sot ka shpresë”, deklaroi Rama. /a.y/noa.al