Transmetuar më 16-03-2019, 13:28

Shënohen incidente gjatë protestës së opozitës së zhvendosur nga Kryeministria te Parlamenti.

Rreth orës 13.20 një grup qytetarësh kanë rrëzuar traun hyrës të Parlamentit, në tentativë për të hyrë në oborr.

Në këto momente policia është kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës.

Kjo ka bërë që protestuesit, mes tyre edhe fëmijë, të shpërndahen nxitimthi, për shkak se janë ndjerë keq. Gaz lotsjellës është përdorur disa herë të tjera ndaj protestuesve, duke e vështirësuar qëndrimin e tyre.

Po ashtu janë përdorur edhe autobote me ujë për shpërndarjen e protestuesve.

Pas kësaj nuk dihet ecuria e mëtejshme e protestës, teksa as kreydemokrati Lulzim Basha dhe as kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi nuk kanë dalë me qëndrim.

Pas disa momentesh protestuesit janë rigrumbulluar sërish, te pjesa hyrëse e Parlamentit. /a.y/noa.al

Opozita në protestë, Rama ia merr këngës me iso

Basha me protestuesit rrethojnë Kryeministrinë, hidhen shashka dhe tymuese

Rama për protestën: Çdo gjë preket, përveç qeverisë! Mandati i popullit nuk digjet

Skema e re e policisë për të futur protestuesit në kurth

E motra në Parlament, djali i Azem Hajdarit në krah të Bashës në protestë

Kryemadhi: Rama po përgatitet për zgjedhje të parakohshme! Protesta në dorë të qytetarëve

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd