Transmetuar më 16-03-2019, 11:44

Mbajtja e mandatit të deputetit nga Rudina Hajdari, vajza e të ndjerit Azem Hajdari, ngjalli reagime të shumta në radhët e demokratëve por jo vetëm.

Krahas kritikave nga radhët e Partisë Demokratike, kundër vendimit të së motrës, ka dalë edhe vëllai i saj Kiri Hajdari.

Ashtu si në protestën e kaluar para Parlamentit, edhe ditën e sotme Kiri, është shfaqur në krah të kryedemokratit Lulzim Basha.

Në një moment Basha e ka thirrur pranë vetes, ku dhe janë përqafuar.

Pas kësaj ata kanë vazhduar marshimin-protestë së bashku drejt Kryeministrisë, ku i kanë rënë përreth saj, për të dalë më tej përpara. /a.y/noa.al

Kryemadhi: Rama po përgatitet për zgjedhje të parakohshme! Protesta në dorë të qytetarëve

Basha dhe Kryemadhi prijnë protestuesit, nga selitë drejt Kryeministrisë

Më pak police femra, si është rrethuar Kryeministria për protestën

Gjetja e protestuesit “S’ka Shqipëri, ka 3 tepsi”

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd