
Pas një proteste të zgjatur për afro katër orë e gjysmë, kryedemokrati Lulzim Basha doli në një fjalë para mbështetësve nga selia e Partisë Demokratike.
Në fjalën përmbyllëse të protestës, ai tha se e sotmja hyri në historinë tonë pas komunizmit si dita e dytë e zgjimi kombëtar.
Basha deklaroi se kufoma politike e Edi Ramës dhe klikës së tij kriminale, përshkallëzoi dhunën e paprovokuar ndaj protestuesve me të vetmin qëllim për ti shpërndarë, trembur dhe larguar nga rruga e protestës, “por përgjigjen e mori nga populli, Rama ik”.
Sipas tij, duart e gjata të krimit që dhunojnë nënat dhe motrat për të mbrojtur një qeveri kriminale do të japin përgjegjësi para ligjit dhe për këtë u zotua para protestuesve.
Ai tha se e gjithë Shqipëria dhe bota panë sot vendosmërinë e një populli të bashkuar për liri dhe demokraci.
“Ne e kemi ndalur dhe do e hedhim në lumë rrugën e tij të mbrapshtë dhe qeverinë kriminale. Nuk ka rrugë tjetër për të rikthyer demokracinë dhe drejtësinë përveç protestave popullore. Ishit shumë në 16 shkurt, jeni shumë më shumë sot në 16 mars. Shqiptarët e bashkuar kundër një grupi kriminelësh në pushtet. Shqiptarët e bashkuar kanë për të fituar”, u shpreh Basha.
Duke iu drejtuar ndërkombëtarëve, ai foli në anglisht, “Nuk ka stabilitet pa demokraci’. Dëgjojini më pak autoritarët e korruptuar dhe të inkriminuar. Mos e dëgjoni zërin e kriminelit, por dëgjoni zërin e qytetarëve”.
Në vijim ai komentoi edhe vizitën e Edi Ramës sot në Berat, ku tha se u fsheh si mi në tunele, ndaj dhe i drejtoi një mesazh, “Sot dua ti them, se kjo që nisi nuk do të ndalet! Ne nuk do të përçahemi, ne nuk do e ulim kokën dhe nuk do i themi legjitime një qeverie dhe Kryeministri të kapur në krim. Beteja vazhdon dhe do të vazhdojë! Ne do e vazhdojmë këtë betejë, në çdo qyutet, në çdo lagje, në çdo vend, deri sa ta çlirojmë qeverinë nga krimi dhe qeverisjen nga krimnelët për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa”.
Sipas tij, pengesa e vetme është qeveria kriminale dhe kryehajduti Edi Rama.
Ndërsa qytetarëve iu tha, “Mos e ktheni faqen tjetër kur ju godasin horrat e shtetit, por goditini mbrapsht. Përfundimi është fitorja e lirisë, demokracisë dhe Shqipërisë si gjithë Europa”. /a.y/noa.al
Policia lëshon dorën me gazin lotsjellës, lëndohen qytetarët
Protestuesit rrëzojnë traun te Parlamenti, policia kundërpërgjigjet me gaz lotsjellës
Opozita në protestë, Rama ia merr këngës me iso
Basha me protestuesit rrethojnë Kryeministrinë, hidhen shashka dhe tymuese
Rama për protestën: Çdo gjë preket, përveç qeverisë! Mandati i popullit nuk digjet
Skema e re e policisë për të futur protestuesit në kurth
E motra në Parlament, djali i Azem Hajdarit në krah të Bashës në protestë
Kryemadhi: Rama po përgatitet për zgjedhje të parakohshme! Protesta në dorë të qytetarëve
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd







































