Transmetuar më 16-03-2019, 14:12

Tensionimi i situatës gjatë protestës së opozitës së zhvendosur te Parlamenti pas marshimit te Kryeministria, ka shkaktuar lëndimin e disa protestuesve.

Përmes fotografive mund të shihni se mes personave që janë ndjerë keq, ka pasur edhe fëmijë.

Po ashtu disa prej tyre janë transportuar me ambulancë në spital, për të marrë mjekimin e nevojshëm.

Kjo pasi policia sot, ka lëshuar dorën me gazin lotsjellës duke e hedhur ndaj qytetarëve mbi dhjetë herë.

Gjithçka nisi pasi protestuesit shembën traun hyrës të Parlamentit, çka solli reagimin e ashpër të policisë.

Ndër të tjera policia përdori edhe autobote me ujë, për të shpërndarë protestuesit. Por protestuesit janë grumbullar sërish, duke u pritur përsëri me gaz.

Mes shumë protestave, gjatë kësaj të sotmes, është hedhur më shumë se kurdo herë tjetër gaz lotsjellës.

Po ashtu nga ana e policisë ka pasur dhe shoqërime.

Lidhur me këtë situatë Presidenti Ilir Meta, thotë se është duke ndjekur me shqetësim situatën.

Ai bën thirrje për demonstrim paqësor dhe ruajtje të qetësisë.

Meta u kërkon të gjithëve të evitojnë konfrontimet dhe të qëndrojnë larg provokimeve.

Protesta e sotme vjen në kuadër të valës së protestave të opozitës pas asaj të 16 shkurtit dhe pas djegies së mandateve të deputetëve.

Opozita kërkon largimin e Kryeministrit Edi Rama, qeveri tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme. /a.y/noa.al

Protestuesit rrëzojnë traun te Parlamenti, policia kundërpërgjigjet me gaz lotsjellës

Opozita në protestë, Rama ia merr këngës me iso

Basha me protestuesit rrethojnë Kryeministrinë, hidhen shashka dhe tymuese

Rama për protestën: Çdo gjë preket, përveç qeverisë! Mandati i popullit nuk digjet

Skema e re e policisë për të futur protestuesit në kurth

E motra në Parlament, djali i Azem Hajdarit në krah të Bashës në protestë

Kryemadhi: Rama po përgatitet për zgjedhje të parakohshme! Protesta në dorë të qytetarëve

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd